Pas Pazarit të Ri, festat kanë mbërritur edhe te Kalaja e Tiranës. E kthyer në një nga ikonat më të bukura dhe të vizituara të Tiranës, në Kalanë e Tiranës janë ndezur sot dritat e festave të fundvitit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndezi në mënyrë simbolike dritat e Pemës së Krishtlindjeve dhe uroi të pranishmëve gëzuar festat, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që atmosfera e festave të ndjehet në gjithë qytetit. Ndaj dhe bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të ndezi dritat edhe në sheshe e rrugë kryesore të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga të gjithë fëmijëve dhe prindërve të tyre që këtë muaj festash ta kthejnë dhe në një muaj solidariteti për të qenë pranë me ata që nuk kanë mundësi.
“Festat janë edhe një mundësi për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Përshembull, nëse kemi një bluzë më shumë, ose një lodër më shumë, sidomos në ato familjet që kanë më shumë nevojë”, tha ai.
Nga ana tjetër ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ka hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh dhe festimesh duke nisur që nga festat e nëntorit dhe ato të fundvitit.
“Por ajo që dua është që ta kthejmë këtë stinën edhe një kohë hareje. Ndoshta me zyshën ju keni planifikuar që të bëni disa koncerte apo jo? Pra do të shkoni në disa vende të ndryshme që ky gëzimi që përjetuam sot ta përjetojnë të gjithë njerëzit në Tiranë. Pra ne filluam te Pazari i Ri ku hapëm dritat, sot po i hapim këtu te Kalaja. Kështu që duam t’i ftojmë të gjithë mamat, babat dhe kalamajtë të vijnë te Kalaja sepse është një nga vendet më të bukura në Tiranë. Ne do të kemi pafund aktivitete në vitin e ri 2020, sepse është 100 vjetori i Tiranës. Tirana mbush 100 vjeç. Një nga gjërat që do të bëjmë është që do të kemi më shumë festa si kjo”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se nisur pikërisht nga fakti se kjo pjesë e Tiranës është shndëruar në një nga pikat më të preferuara të qytetarëve dhe turistëve, Bashkia e Tiranës do të mundësojë pastrimin edhe të pjesë tjetër të këtij objekti historik për të qenë edhe ai i vizitueshëm.
“Do të pastrojmë edhe pjesët e tjera të Kalasë që gjithë kjo gjë e bukur të rritet akoma më shumë. Edhe disa nga shtëpitë karakteristike të Tiranës do t’i bëjmë muze. Pra do t’i blejë Bashkia që të ketë mundësi që të gjithë kalamajtë të vijnë dhe të shikojnë si ishte Tirana para 100 viteve”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës./TCh/Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur