LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu për koalicionin LVV-LDK: Nuk jam ithtar i eksperimenteve, LVV mund ta dëmtojë LDK-në

Sejdiu për koalicionin LVV-LDK: Nuk jam ithtar i eksperimenteve, LVV mund ta dëmtojë LDK-në

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar edhe lidhjen e koalicionit të mundshëm për qeverisje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke folur për një marrëveshje koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ka thënë se mund të gjejnë një program të përbashkët por se ai personalisht “nuk është ithtarë i eksperimenteve”.

“Në këtë situatë të brishtë institucionale VV-LDK mund të gjejnë në program në formë kompromisi, por unë nuk jam ithtarë i eksperimenteve. Megjithatë ka çështje që mund t’i bashkojnë”.


Ai ka thënë se ajo që po pretendojnë në LDK për një mandat 4+4 me Vetëvendosjen nuk është aspak real dhe sipas tij ky koalicion vështirë se e çon deri në fund mandatin e parë.

Sejdiu: Isa Mustafa president, është interes i PDK-së
Lexo po ashtu Sejdiu: Isa Mustafa president, është interes i PDK-së

Ish-presidenti ka thënë se LDK ka fajet e veta në disa tema të mëdha si ai demarkacionit apo Asociacionit të Komunave Serbe.

Sejdiu thotë se Vetëvendosje mund të mos jetë e gatshme për një marrëveshje finale.

Ai thotë se koalicioni me Vetëvendosjen mund ta dëmtojë LDK-në.

“LDK duhet të futet në qeveri me identitetin e vet. Është më rëndësi që të jetë partnerë i përgjegjshëm”, tha Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori