LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Isa Mustafa president, është interes i PDK-së

Sejdiu: Isa Mustafa president, është interes i PDK-së

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës, për drejtimin që ky i fundit i ka bërë LDK-së.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai nuk ka qenë i dëshirueshëm as nga ndërkombëtarët që të jetë në krye të LDK-së për shkak të pozicionit të tij kundër disa lëshimeve ndaj Serbisë.


Ai thotë se ia kanë thënë edhe në zyre se është quajtur si “Mister No” nga ndërkombëtarët.

“Më është bërë e ditur nga një zyre se kanë problem me Presidentin Sejdiu dhe dikush më kishte quajtur ‘Mister No’ për këto probleme”.

Ish-presidenti i Kosovës duke komentuar situatën pas zgjedhore në Kosovë, ka thënë se Isa Mustafa do t’i konvenonte edhe PDK-së po të bëhet president.

Sejdiu: Isa Mustafa humbi gjashtë palë zgjedhje, duhej të dorëhiqej
Lexo po ashtu Sejdiu: Isa Mustafa humbi gjashtë palë zgjedhje, duhej të dorëhiqej

“Është pjesë e interesit të partive tjera politike… Absolutisht edhe interes i PDK-së. Është thënë e stërthënë nga njerëzit”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori