United Hospital: tri paketa për diagnostikimin e sterilitetit

Vështirësia për të mbetur shtatzënë prek shumë çifte, por diagnoza e hershme e shkaqeve hormonale apo anatomike mund ta ndryshojë rrjedhën e trajtimit. Departamenti i Gjinekologjisë në United Hospital ofron tani tri paketa diagnostikuese, nga vlerësimi hormonal bazë deri te ekzaminimet më të avancuara.
Pako 1 për Sterilitet - Vlerësimi hormonal fillestar
Kjo paketë përfshin ekzaminimet themelore që zbulojnë funksionimin e sistemit riprodhues dhe hormonal:
- Vizitë gjinekologjike
- Ultrazëri gjinekologjik
- FSH, LH, Estrogjen, Progesteron, Prolaktin, Testosteron
- Androstendion-AND, DHEA-S, 17-OH-Progesteron
- FT3, FT4, TSH, Anti-TPO, Anti-TG
Çmimi: 98.70€ (nga 141€)
Kjo pako e plotë ndihmon në identifikimin e çrregullimeve hormonale dhe tiroidale, të cilat shpesh janë shkaktarë të padiagnostikuar të vështirësive për të mbetur shtatzënë.

Pako 2 për Sterilitet - Fertiliteti, tubat dhe rezerva vezore
Për një vlerësim më të detajuar, kjo paketë kontrollon gjendjen e tubave fallopiane dhe kapacitetin riprodhues:
- HSG (Histerosalpingografia) me anestezion
- AMH (Hormoni Antimylerian)
Çmimi: 175€ (nga 250€)
HSG zbulon nëse tubat janë të hapura apo të bllokuara, ndërsa AMH tregon rezervën vezore të gruas – dy tregues thelbësorë për të kuptuar shanset natyrale për mbetje shtatzënë.

Pako 3 për Sterilitet - Ekzaminimi më i saktë i organit riprodhues
Kur nevojitet një diagnozë përfundimtare, laparoskopia mbetet standardi i artë:
- Laparoskopi Diagnostikuese me Chromopertubation
Çmimi: 840€( nga 1,200€)
Kjo procedurë minimalisht invazive lejon vizualizimin direkt të organeve të legenit dhe verifikon funksionalitetin e tubave përmes kalimit të një ngjyre të posaçme, duke dhënë përgjigje të sakta për shkaqet anatomike të sterilitetit.

Pse të zgjidhni United Hospital
Çdo paketë është hartuar nga specialistë të gjinekologjisë dhe endokrinologjisë riprodhuese, me qëllim që çiftet të kenë një rrugë të qartë diagnostikimi - nga analizat bazë deri te ekzaminimet e avancuara - pa pasur nevojë të kërkojnë shërbime në disa institucione të ndryshme. United Hospital ofron pajisje moderne, staf me përvojë dhe një qasje të personalizuar për secilin rast.
Rezervoni termin tuaj në United Hospital dhe bëni hapin e parë drejt shëndetit që meritoni.





































