Aktualisht 36 të rinj nga Kosova po aftësohen profesionalisht në kompani të ndryshme në Gjermani. Ata janë pjesë e projektit për Aftësim Profesional, që është projekt i përbashkët i GIZ-it gjerman, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.
Ky projekt i cili nisi në vitin 2017, u mundëson të rinjve të aftësohen në kompanitë anëtare të Unionit në Gjermani, me mundësi punësimi atje apo kthimi në Kosovë me një diplomë kualifikimi.
Kenada Avdiu, përgjegjëse e projektit për Aftësim Profesional, tregon për KosovaPress, se që nga viti 2017, kur edhe ka nisur të implementohet ky projekt, numri i të rinjve që po shkollohen në Gjermani është 36, dhe përfshin profile të ndryshme si gastronomi, përpunim të metalit, drurit dhe infermieri.
“Projekti po ecën shumë mirë, vështirësi nuk kemi ngase kemi mbështetje nga Ambasada Gjermane, nga GIZ, Dimak e të tjera institucione. Po ashtu nga Ministria në Kosovë, natyrisht mos t’i kishim anëtarët e Unionit të Bizneseve që marrin pjesë ose mbështesin shumë këtë projekt ,nuk do ta kishim mundësinë. Deri tash nga viti 2017, i kemi rreth 36 persona të rinj që aftësohen në kompanitë anëtare, projekti përfshin të gjitha profilet, filluar me gastronominë, përpunimin e metalit, përpunimin e drurit, infermierinë e të tjerë”, thotë ajo.
Kriter për të aplikuar për të qenë pjesë e këtij projekti është parashkollimi, dhe personi duhet të jetë i regjistruar si punëkërkues në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Synimi është që fillimisht të rinjtë të kenë një mundësi të shkollimit që nuk e kemi prezent në Kosovë për momentin, kurse për të ardhmen e kemi synimin ta mbështesim Kosovën, ose institucionet në Kosovë që të mundësojnë aftësime të ngjashme, sepse Kosova ka mangësi për profesionistë punëtorë, kemi shumë të diplomuar por forca punëtore mungon, kështu që duhet pak ndryshim në drejtimin e shkollimit që e kemi në Kosovë”, thotë ajo.
Të rinjtë pastaj kthehen në Kosovë me një diplomë të vlefshme për punë, apo bëhen pjesë e ndonjë kompanie në gjermani.
Projekti është iniciuar në vitin 2017 në Panairin e Punës në Prishtinë, nga GIZ, Ministria e Punës dhe Unioni i Bizneseve. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe