LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Ndeshja ndaj Anglisë shumë e rëndësishme para asaj me Maqedoninë

Challandes: Ndeshja ndaj Anglisë shumë e rëndësishme para asaj me Maqedoninë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Trajneri Challandes mezi e pret këtë takim pasi e sheh shumë të rëndësishëm para takimit të marsit ndaj Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

Rrahamani: Të zhgënjyer që nuk u kualifikuam, por jetuam ëndrrën
Lexo po ashtu Rrahamani: Të zhgënjyer që nuk u kualifikuam, por jetuam ëndrrën

“Për mua është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Para kualifikimeve, nëse ju kujtohet thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne është një ndeshje e mrekullueshme”.

“Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm sulmues, që shënon shumë gola duke fituar 7-0, 6-0 dhe 5-0. Për ne është një sfidë, sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë, por natyrisht edhe për t’u frikësuar”.

Kapiteni Rrahmani: E rëndësishme fitorja, Anglia ka shumë lojtarë të rrezikshëm - jo vetëm Kane
Lexo po ashtu Kapiteni Rrahmani: E rëndësishme fitorja, Anglia ka shumë lojtarë të rrezikshëm - jo vetëm Kane

“Kjo është ndeshja e 1001-të për Anglinë, ndërsa për ne është e 29-ta për ne. Ata kanë pak më shumë përvojë se ne”, përfundoi trajneri zviceran.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori