LAJMI I FUNDIT:

Rrahamani: Të zhgënjyer që nuk u kualifikuam, por jetuam ëndrrën

Rrahamani: Të zhgënjyer që nuk u kualifikuam, por jetuam ëndrrën

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Dardanët kanë humbur mundësinë e kualifikimit në Evropian, por thonë se e kanë jetuar ëndrrën e kualifikimit.

Daily Mail: Mrekullia e ngritjes së Kosovës - vendi i ri që pret Anglinë të dielën në kualifikimet e Euro 2020, ka shumë pasion
Lexo po ashtu Daily Mail: Mrekullia e ngritjes së Kosovës - vendi i ri që pret Anglinë të dielën në kualifikimet e Euro 2020, ka shumë pasion

Është vet kapiteni Rrahmani që thotë në konferencë për shtyp se janë të zhgënjyer me mos kualifikimin, por do të luajnë me gjitha forcat ndeshjen me Anglinë.

“Është e vërtetë se kemi pasur zhgënjim të gjithë. Ne lojtarët, stafi dhe populli, pasi kemi jetuar me ëndrrën që do të mund të kualifikohemi në Evropian dhe që ndeshja e nesërme do të ishte përcaktuese për kualifikim”, ka thënë fillimisht Rrahmani në konferencë.

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Por, kjo nuk do të thotë që ndeshja e nesërme nuk është e rëndësishme”.

“Çdo ndeshje është mundësi për t’u përmirësuar si ekip dhe për të shikuar përpara”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori