LAJMI I FUNDIT:

Pothuajse 75 për qind e shqiptarëve duan bashkimin Kosovë-Shqipëri, anulohet publikimi i studimit

Pothuajse 75 për qind e shqiptarëve duan bashkimin Kosovë-Shqipëri, anulohet publikimi i studimit

Sipas një studimi i bërë së fundi, 74.8  për qind e shqiptarëve duket se janë pro idesë së bashkimit kombëtar, Kosovë-Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur, gazetari Sebastian Zonja, përmes një shkrimi në “Facebook”.


Ai ka bërë me të ditur se këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, i kryer nga organizata të shoqërisë civile, por publikimi i këtij studimi është anuluar.

“75% e shqiptarëve pro Bashkimit Kombëtar. Anulohet publikimi i studimit.’ Këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, ku kanë marrë pjesë shumë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë, mbi bashkimin kombëtar. Publikimi i studimit, edhe pse çdo gjë ka qenë gati, është anuluar një natë para pa dhënë asnjë sqarim. Më poshtë kam vendosur një fotografi të njërës prej faqeve të studimit që nxjerr se në sondazhin e kryer 75% e shqiptarëve të Shqipërisë do kishin votuar në favor të bashkimit Shqipëri – Kosovë nëse do ishte mbajtur një referendum”, thotë gazetari.

Sipas tij, studimi trajton me sondazhe edhe shumë tema të tjera që dëshmojnë se shqiptarët janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, dhe kundër Mini-Schengenit Ballkanik, pasi kërkojnë integrim dhe Bashkim Kombëtar, dhe jo bashkim me Serbinë.

“Pse u anulua publikimi i këtij studimi? – Pse po mbahet i fshehtë dhe nuk po i tregohet publikut shqiptar?”, ka pyetur ai.

Ndërkaq, sipas studimit, nuk është pritur pozitivisht as debati mbi mundësinë korrigjimit të kufijve nga 70 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe 52 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë.

Vlen për t’u theksuar se shumica e qytetarëve në të dyja vendet mendon se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk janë sa duhet të zhvilluara, shumica e tyre gjithnjë sipas studimit, kërkon unifikim të librave shkollorë dhe heqjen e plotë të tarifave doganore, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori