LAJMI I FUNDIT:

Micevski: LSDM bllokon miratimin e Ligjit për pagë minimale

Micevski: LSDM bllokon miratimin e Ligjit për pagë minimale

Kryetari i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski sot akuzoi LSDM-në se është “sinonim i dyfytyrësisë”.

“Qytetarët ishin dëshmitarë për sjelljen dyfytyrëshe të LSDM në Kuvend. Ata sot dëshmuan se nuk ishte prioritet miratimi i Ligjit për pagë minimale, por vetëm zgjedhje e nënkryetarit të Republikës së Maqedonisë’, tha Micevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se pas zgjedhje së nënkryetarit të Kuvendit, pushteti ndaloi seancën dhe kjo bëri që të mos votohet pagat minimale.


“Opinioni në Maqedoni, shoqatat, punëtorët sot mund të shihnin se LSDM nuk kanë qëllim të sinqertë që të miratohet ky ligj. Prej sot është e qartë se LSDM vazhdimisht i gënjen, manipulon dhe luan me ndjenjat e punëtorëve”, tha Micevski./Telegrafi/