LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Albin Kurti u nxitua kur e propozoi Vjosa Osmanin për kryeparlamentare

Hyseni: Albin Kurti u nxitua kur e propozoi Vjosa Osmanin për kryeparlamentare

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka komentuar zhvillimet e fundit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së në kuadër të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Hyseni, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se patjetër që emri i kryeministrit kalon formalisht nëpër zyrat e LDK-së.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje pa aprovim të njërës apo tjetrës kryesi të emrit të kryeministrit”.


Ai ka thënë se “deklarata e Lutfi Hazirit ka qenë absolutisht korrekte kur ka thënë  se emri i kryeministrit kalon edhe nëpër zyrat e LDK-së”.

“Haziri nuk ka thënë asgjë për të ngjallur një reagim të tillë, përkundër ka thënë diçka që është e natyrshme dhe normale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hyseni ka thënë se megjithatë askush në LDK nuk e vë në dyshim se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet dhe atyre u takon posti i kryeministrit.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se edhe posti i presidentit patjetër që duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.

Hyseni ka thënë se Albin Kurti është nxituar tepër kur ka propozuar Vjosa Osmanin, pasi sipas tij ai nuk mund ta përcaktojë një marrëveshje politike në mënyrë unilaterale.

Hyseni: Ideja e "Schengenit ballkanik", arrogancë e papranueshme nga Tirana zyrtare
Lexo po ashtu Hyseni: Ideja e "Schengenit ballkanik", arrogancë e papranueshme nga Tirana zyrtare

“Ai post përcaktohet në bisedime e negociata dhe në fund në nivelin më të lartë politik”, tha Hyseni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori