LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Ideja e “Schengenit ballkanik”, arrogancë e papranueshme nga Tirana zyrtare

Hyseni: Ideja e “Schengenit ballkanik”, arrogancë e papranueshme nga Tirana zyrtare

Ish-ministri i Jashtëm të Kosovës nga LDK-ja, Skender Hyseni, e ka konsideruar të dëmshme idenë e Mini “Shengenit ballkanik”.

Hyseni në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Ministria e Jashtme duhet ta pranojë se ka dështuar me rastin e tërheqjeve të njohjeve të shteteve të Kosovës.


Ai ka thënë se diplomacia nuk duhet të ketë zbrazëtira, por duhet të jetë funksionale në vazhdimësi.

Në këtë drejtim Hyseni thotë se Serbia ka shfrytëzuar disa hapësira për të bërë këtë fushatë, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se procesi i tërheqjes së njohjeve në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ekziston.

Ai thotë se edhe nëse ndonjë shtet e ka njohur Kosovën me notë verbale, tërheqja kërkon një veprim reciprok- me notë verbale.

“Edhe në këtë rast njohja nuk tërhiqet por pezullohet. Ndërpriten marrëdhëniet”.

Ish-deputeti i LDK-së thotë se Serbia më tepër këtë proces po e përdor për të dëmtuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Duke folur për idenë e Mini ‘Schengenit ballkanik’, Hyseni ka thënë se Shqipëria ka bërë një gabim shkollor në diplomaci që është përfshirë në këto samite.

Ai ka thënë se Shqipëria nuk e ka komoditetin e Maqedonisë apo Malit të Zi pasi duhet ta ketë parasysh që shqiptarët janë në probleme me serbët.

“Nuk jam në dijeni që Shqipëria është konsultuar me Kosovën. Është një hap i nxituar… Është një arrogancë e papranuar nga Tirana zyrtare”.

Ish-ministri i jashtëm thotë se ideja e Mini ‘Schengenit ballkanik’ është përdorur dikur nga Kosova me mjeshtri në mënyrë që shtetet e Ballkanit të njeheshin reciprokisht, por sipas tij në konceptin e tanishëm kjo ide e dëmton Kosovën.

Hyseni ka thënë se Serbia do të jetë përfituesja më e madhe e Mini ‘Schengenit ballkanik’ në aspektin ekonomik, pasi sipas tij ajo ka vijën më të gjatë të kufirit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori