LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se do ta themelojë Gjykatën Komerciale

Kurti thotë se do ta themelojë Gjykatën Komerciale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po synon të drejtojë qeverinë e re të Kosovës, ka thënë  se diasporën do ta bëjnë pjesëmarrës në vendimmarrje dhe se të gjitha planifikimet dhe vendimet do t’i marrin bashkë me mërgatën.

Kurti i cili është njeriu me i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë qeveria e drejtuar nga ai do të sjellë mërgatën brenda shtetit të Kosovës, dhe ashtu sipas tij, do të zhvillohet ekonomia.


Sipas tij, ka nevojë për prodhim në ekonomi e punësim në shoqëri, para së gjithash për rininë dhe gratë.

“Është e vërtetë që kemi pasur nominalisht Ministri të Diasporës, është po ashtu e vërtetë që nuk kemi pasur diasporë në ministri dhe ne duam ta ndryshojmë këtë ashtu që diasporën tona ta bëjmë pjesëmarrëse në vendimmarrje, dhe vendimet mos t’i marrim ne për diasporën pa diasporën, por bashkë me diasporën, për diasporën e për Kosovën. Në këtë kuptim edhe planifikimet, edhe vendimet do t’i marrim bashkë me ta sepse konsiderojmë që shkathtësitë e tyre, kultura e tyre e punës, përvoja e tyre në perëndim është e pazëvendësueshme me tjetër çka në Kosovë, dhe siç është diaspora jonë brenda kombit po jashtë shtetit, ne do ta sjellim edhe brenda shtetit, përveç brenda kombit, dhe në këtë mënyrë ta zhvillojmë ekonominë”, ka thënë Kurti, për KP.

Sipas Kurtit, deri tani diasporës nuk i janë krijuar kushte për investime, por këtë situatë do ta ndryshojnë me qeverinë e re, që siç theksoi ai, do të punojnë për sundim të ligjit dhe drejtësi të pakompromis.

“Meqenëse nuk mund të presim që do të kemi investime të mëdha të huaja përderisa ne nuk kemi krijuar kushte as për investimet e mërgatës sonë, diasporës sonë, dhe pikërisht këtë gjë do të bëjmë, me sundim të ligjit, me drejtësi të pakompromis, me ç’rast do të themelojmë edhe Gjykatën Komerciale, dhe do ta ndalim dhe ndalojmë korrupsionin në qeveri, ndërkaq do ta luftojmë kudo e tërë kohën si në institucione po ashtu në shoqëri. Do ta zbusim varfërinë, që të rritet kërkesa agregate dhe fuqia blerëse, dhe gjithashtu synojmë që ta bëjmë më të kollajshme qasjen në financa nëpërmjet bankës zhvillimore me kredi të buta e afatgjatë”, tha Kurti.

Kurti i cili pret të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës, po marrë pjesë në kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve, i cili po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.

Sipas tij, ky kongres është dëshmi e shqiptarëve të suksesshëm, dhe një dëshmi e shqiptarëve të organizuar.

Ai tha se qeveria e re e drejtuar nga ai, do të jetë dëshmi e sigurisë së investimeve për të gjithë ato biznese, dhe njëkohësisht e krijimit të urës për invesimet gjermane dhe të tjera në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori