LAJMI I FUNDIT:

Mertens pranon kushtet e Interit, transferohet si lojtar i lirë?

Mertens pranon kushtet e Interit, transferohet si lojtar i lirë?
Dries Mertens (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi belg i Napolit, Dries Mertens, tashmë ka pranuar të bashkohet me Interin si lojtar i lirë verën e ardhshme për një pagë prej gjashtë milionë eurosh në sezon.

Sipas mediumeve Corriere dello Sport dhe Gazzetta dello Sport, belgu ka pranuar kushte personale për të mbetur në Serie A me fanellën e Nerazzurrëve.


Do të ishte një kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi për vitin e tretë, me vlerë gjashtë milionë euro në sezon, përfshirë bonuse të ndryshme.

Dries Mertens thyen rekordin e Diego Maradonas
Lexo po ashtu Dries Mertens thyen rekordin e Diego Maradonas

Pasi Mertens do të jetë 33 vjeç në fund të këtij sezoni, marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu një transferim të ardhshëm tek klubi simotër i Interit, Jiangsu Suning, në Kinë.

Mertens ka qenë në Napoli që nga viti 2013 kur mbërriti nga PSV Eindhoven, por kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2020.

Presidenti Aurelio De Laurentiis në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk dëshiron ta mbajë Mertensin me pagën e tanishme dhe vetëm do të rinovojë me atë dhe Jose Callejon vetëm me një marrëveshje të re me ulje të jashtëzakonshme page.

Dy super formacionet me lojtarët që mbesin të lirë në verë
Lexo po ashtu Dy super formacionet me lojtarët që mbesin të lirë në verë

Ylli belg do të jetë i lirë të fillojë negociatat për një kontratë me një klub tjetër nga janari dhe Corriere dello Sport pohon se tashmë ai është afruar nga Interi i Antonio Conte.

Duke pasur parasysh këtë, Napoli mund të përpiqet të shes Mertensin në afatin kalimtar të janarit për të fituar të paktën pak para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori