LAJMI I FUNDIT:

Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik – çon në një Jugosllavi të re

Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik – çon në një Jugosllavi të re

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për  “Shengenin Ballkanik” dhe Samitin rajonal të Ohrit, ku po merr pjesë kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, projekti i mini shengenit, çon në një Jugosllavi të re, pasi është projekt pa Kroacinë e Slloveninë.


Ai ka theksuar se, LDK nuk do të përkrahë projekte të tilla siç nuk e ka përkrahur as ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës.

“Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve?! Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, ka thënë Mustfa.

Një BE në miniaturë? Takimi ballkanik në Ohër
Lexo po ashtu Një BE në miniaturë? Takimi ballkanik në Ohër

Sipas tij, Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

“Marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe idea për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi”, thotë kreu i LDK-së.

Mustafa konsideron se ‘marrëveshjet e tilla qojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me te gjatë më te, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.’

Thaçi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Samitin e Ohrit, ku po marrin pjesë Zaev, Rama e Vuçiq
Lexo po ashtu Thaçi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në Samitin e Ohrit, ku po marrin pjesë Zaev, Rama e Vuçiq

“Kosova nuk kufizohemi tani për tani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj”, shkruan më tej Mustafa.

Ish-kryeministri ka theksuar se, politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në skrofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

“Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, ka shkruar Mustafa.

Berisha hedh akuza të rënda për takimin e Ramës me Vuçiqin në Samitin e Ohrit
Lexo po ashtu Berisha hedh akuza të rënda për takimin e Ramës me Vuçiqin në Samitin e Ohrit

Duhet theksuar se, askush nga Kosova  nuk ka marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në përpjekje për të krijuar minishengenin ballkanik.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i tij për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Sipas tij, ‘Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale.’

Po ashtu ‘së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.’

Dhe, së treti, thotë se ‘kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.’

Po ashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka reaguar ashpër kryeministrit aktual, Edi Rama.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka thënë se ky takim është një sukses për Vuçiq, i cili me ndihmën e Ramës po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori