LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, me dy fëmijët e saj shkon në strehimore

Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, me dy fëmijët e saj shkon në strehimore
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Shtime, Gjakovë, Mitrovicë.


Prishtinë  05.05.2024-22:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar.

Lidhur me rastin, në prezencë  të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar.

Obiliq 05.05.2024-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili nuk ka qëndrueshmëri  psikike (i sëmur) ka shkaktuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në psikiatri është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë  06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie për të cilën posedonte leje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 06.05.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime 06.05.2024, 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Gjakovë  06.05.2024, 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale pasi që i njëjti i kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jugu  06.05.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori