Policia dëgjoi të shtëna në Bogë të Pejës, pasi i ndali të dyshuarit ata tentuan ta gjuajnë armën

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm në Bogë të Pejës.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 15:25.
“Njësiti policor gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka ndaluar automjetin ku kishin qenë dy persona meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit të hapësirës ku ishte automjeti në pyll, policia ka gjetur një pistoletë me 3 copë fishekë të cilën armë e kishte gjuajtur njëri nga të dyshuarit pasi kishte vërejt policinë”, thuhet në raport.
Gjithashtu në vendin ku kishin gjuajtur të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja të fishekëve.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































