LAJMI I FUNDIT:

Hill: Zhgënjimi rreth vendimit të Macron ndjehet në Shkup dhe Tiranë

Hill: Zhgënjimi rreth vendimit të Macron ndjehet në Shkup dhe Tiranë

Diplomati i njohur amerikan Christopher Hill ka komentuar vendimin e Këshillit Evropian për të refuzuar dhënien e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ish-ambasadori amerikan në disa vende, përfshirë edhe Shkupin, ka deklaruar se presidenti francez Emanuel Macron po tenton të promovohet në liderin e ardhshëm evropian. Ai vlerëson se zhgënjimi dhe hidhërimi rreth vendimit të Macronit mund të ndjehet në Tiranë dhe Shkup.

“I përballur me kërkesat e tilla dhe luftimit me korrupsionin të trashëguar nga paraardhësi i tij (i cili për çudi tani është në azil në Hungari), kryeministri i ri dhe pa përvojë i Maqedonisë Zoran Zaev përfundoi se vendi i tij duhet urgjentisht të inkuadrohet në NATO dhe BE. Ai shumë shpejtë e ka zgjidhur kontestin afatgjatë për emrin, i ka normalizuar marrëdhëniet me Greqinë, i qetësoi bullgarët dhe ka apeluar për anëtarësim”, tha Christopher Hill, diplomat amerikan.


Hill thekson se Zaev e ka ditur se ndërrimi i emrit nuk do të kalojë mirë në sondazhe, sepse shumë maqedonas shikojnë në atë si poshtërim i cili mund të arsyetohet vetëm me inkuadrim në BE. Por, sepse NATO-ja dhe BE-ja e potencuan problemin me emrin si pengesë kryesore për anëtarësimin, ai dhe opinioni i Maqedonisë kanë shpresa të larta për inkuadrim në të dy organizatat.

“NATO-ja duket se do ta mbajë premtimin edhe pse disa anëtare ende duhet ta miratojnë atë. Pritet Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me të drejtë të plotë në NATO është shumë më i ngadalshëm. Macron i cili tregon shumë pak për temën, supozohet se është i brengosur se zgjerimi i vazhdueshëm i Unionit do ta bëjë reformën e strukturës së saj udhëheqëse shumë më të rëndë. Por, duke shkelur frenat e ka lënë Zaevin në pozitë të palakmueshme”, tha Hill.

Hill shkruan se votuesit e Maqedonisë së Veriut me shpresa të humbura do të kthehen në vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në muajin prill. Ai thotë se në të kaluarën mund të pritej që Shtetet e Bashkuara të ngjiten në skenë, por në kontekst të politikës së jashtme të padefinuar të presidentit amerikan Donald Tramp, situata në vendet e vogla dhe të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mezi shihet./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori