LAJMI I FUNDIT:

Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Granit Xhakës

Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Granit Xhakës

Newcastle United është i vendosur të tentojë transferimin e yllit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli shqiptar, 27 vjeç, mbeti pa shiritin e kapitenit në fillim të këtij muaji pasi u përfshi në një ekses me tifozët, pasi ata e vërshëllyen dhe shanë gjatë zëvendësimit kundër Crystal Palace.


Situata e tij e krijuar ka bërë që Xhaka të shihet si i padëshiruar nga tifozët dhe një largim i tij gjatë janarit është më se i mundshëm.

Arsenali i gatshëm ta shesë Xhakën në janar
Lexo po ashtu Arsenali i gatshëm ta shesë Xhakën në janar

Sipas mediumit britanik The Sun, Newcastle po shpreson të përfitojë nga situata e krijuar dhe të nis një sulm të guximshëm gjatë janarit, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë ekipin e tyre.

Foto: Granit Xhaka/Facebook

Steve Bruce tashmë ka pranuar se ekipit të tij i duhet më shumë vrapim dhe forcë në mesfushë – dhe shtimi i Xhakës me përvojë do të ndihmonte në ato zona.

Interi rivalizon Milanin, Xhaka kandidat i fortë për repartin e mesfushës
Lexo po ashtu Interi rivalizon Milanin, Xhaka kandidat i fortë për repartin e mesfushës

Sidoqoftë, Laraskat mund të tërhiqen për shkak të kërkesave të pagës nga Xhaka – me mesfushorin që aktualisht fiton 130,000 funte në javë.

Interesim për reprezentuesin zviceran thuhet se kanë shprehur edhe dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori