Trupi juaj mund të reagojë ndaj motit në mënyra të ndryshme, në varësi të personit dhe personalitetit të tij
Skenë: Keni takime të rëndësishme gjatë gjithë ditës dhe duhet të lëvizni sa në një vend në tjetrin. Jashtë bie shi dhe bën ftohtë dhe do të jepje çdo gjë të qëndroje edhe 5 minuta më shumë në shtrat. Mirëpo, kjo është e pamundur. Duhet të ngrihesh dhe të kryesh punët e ditës
Gjithsesi, gjatë orëve do të ndjeni një trishtim të madh. Pse?
Stinët ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe në humorin tonë. Nuk është thjesht një rastësi që ju jeni të trishtuar në një ditë me shi dhe të lumtur në një ditë të bukur, të gjitha lidhen me shkencën.
Disa mund të thonë se moti nuk mund të ndikojë në humorin e tyre, nëse nuk e lejojnë. Sipas një studimi, meshkujt janë në gjendje të mos e lejojnë motin të ndikojë në humorin e tyre, më lehtë sesa gratë. Ata thjesht injorojnë motin dhe ndryshojnë planet e tyre rreth tij.
Gratë janë më pak të ndjeshme për të ndryshuar planet, gjë që ndikon në humorin e tyre. Sërish, çdo gjë varet nga personi, ambient i tyre dhe mënyra se si reagojnë në situata të caktuara.
Një shembull tjetër interesant, ku mund të vërtetohet teoria (ditët me shi na trishtojnë) është fakti që shtetet me diell janë vendet më lumtura. Mendojeni seriozisht këtë gjë, shkruan Class.
Florida dhe Kalifornia janë të mbushura me njerëz kryesisht të lumtur dhe ka shumë të ngjarë për shkak të motit ideal që mbizotëron gjatë gjithë vitit.
Megjithëse ndikimet e motit ndryshojnë në varësi të situatës, konsensusi duhet të jetë: pavarësisht se çfarë lloj personi jeni, nuk mund të ndaloni mënyrën si ndiheni kur dilni jashtë çdo ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri