LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe për tregtinë e lirë

Franca dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe për tregtinë e lirë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Kinës, Xi Jinping kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje të re tregtare në vlerë prej 13.5 miliardë euro. Ata shprehën njëkohësisht mbështetjen për Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Macron dhe Jinping deklaruan një bashkëpunim të fortë shumëpalësh dhe rritjen e tregtisë së lirë.

“Kina dhe Evropa janë të të njëjtit mendim, se një luftë tregtare sjell vetëm humbës”, tha Macron gjatë një vizite në Pekin.


Prioriteti tani është zhvillimi i qasjeve të reja në treg dhe i partneriteteve midis kompanive.

Prandaj, të dyja vendet nënshkruan marrëveshje të reja tregtare me vlerë 13.5 miliardë euro apo 15 miliardë dollarë amerikanë. Në veçanti dokumenti në fjalë mbulon transportin ajror, financat dhe mjedisin. Kina dhe Franca shpresojnë që marrëveshja të forcojë bashkëpunimin në prodhimin e avionëve dhe të helikopterëve.

Vizita e Macronit në Kinë mund të merret edhe si sinjal për të zbutur tensionet e vazhdueshme që mbizotërojnë në ekonominë botërore dhe në tregti, veçanërisht në lidhje me luftën tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit, por edhe për shkak të presionit në rritje mbi Kinën nga Bashkimit Evropian.

BE-ja e kritikon udhëheqjen në Pekin se pavarësisht nga premtimet e mëdha për reforma i diskriminon sipërmarrjet evropiane.

Por nuk u fol vetëm për bashkëpunimin ekonomik. Macron gjithashtu foli edhe për probleme te liritë bazë dhe tek të drejtat e njeriut, veçanërisht në lidhje me protestat e vazhdueshme në Hong Kong. Macron dhe Xi gjithashtu u deklaruan në mbështetje të Marrëveshjes së Klimës së Parisit. Të dy theksuan “mbështetjen e tyre të fortë” për paktin botëror të vitit 2015.

“Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe një busull për veprime më energjike mbi klimën”, thuhet në një deklaratë për vizitën e Macronit në Kinë.

Në letër, të dy presidentët paralajmërojnë për rrezikun e “humbjes së biodiversitetit”. Ndryshimi i klimës kërcënon veç kësaj paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën. Këto deklarata janë një sinjal demonstrativ kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen nga Marrëveshja e Klimës. Uashingtoni e njoftoi zyrtarisht daljen nga kjo Marrëveshje ditë e hënë. Vendimi u prit me kritika masive në të gjithë botën. Marrëveshja hyri në fuqi para tri vjetësh. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!

Ekonomi
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Kalo në kategori