LAJMI I FUNDIT:

Një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, KQZ mund të shpallë sot rezultatin përfundimtar

Një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, KQZ mund të shpallë sot rezultatin përfundimtar

Sot janë bërë një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe pikërisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit pas numërimit të të gjitha votave.

Mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi numërimi i fletëvotimeve nga mërgata, vota këto të cilat fillimisht nuk ishin proceduar për numërim ne QNR, por që numërimi i tyre filloi pas vendimit të Gjykatës Supreme.


Pas numërimit të fletëvotimeve të pjesës së subjekteve politike, pastaj është vazhduar numërimin e votave të kandidatëve.

Sa i përket rezultateve përfundimtare, gjatë ditës së sotme KQZ do të kërkojë konfirmimin nga dy institucione, në këtë rast nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, nëse nuk kanë ndonjë çështje për të vendosur në këtë institucion në mënyrë që të procesohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata. Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar. /kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori