Në Meksikë ndodhin afro 100 vrasje çdo 24 orë, kurse presidenti i vendit Andres Manuel Lopez Obrador, është zotuar se do të çrrënjos krimin nga shoqëria, shkruan The Guardian.
Megjithatë ndryshimet janë shumë të vogla në këtë vend ku gjatë këtij viti janë vrarë afro 26 mijë persona, kurse vetëm në Tijuana, 1,800, transmeton Telegrafi.
Kur në dhjetor të vitit të kaluar Obrador u zgjedh president i Meksikës, kishte premtuar se do ta “qetësojë” njërin nga popujt më të dhunshëm në Amerikën e Jugut, duke i shpallur luftë krimit në shoqërinë e këtij vendi. Por, janë bërë gati një vit nga ky zotim dhe shumë pak progres është bërë, kurse përqindja e vrasjeve dhe dhunës janë në nivelin më të lartë.
Gjatë muajit të kaluar zyrtari për siguri Alfonso Durazo pati deklaruar se përqindja e dhunës kishte rënë, por pa kaluar një javë pjesëtarët e kartelit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, vrau 13 policë kur ata tentuan t’ia arrestojnë të birin.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti në Meksikë kanë ndodhur 100 vrasje në ditë, derisa gjatë vitit të kaluar në Tijuana kanë ndodhur 2,518 vrasje, dhe gjykuar nga situata aktuale duket se do të ketë më shumë.
“Shteti ka humbur kontrollin”, ka deklaruar eksperti i çështjeve të sigurisë Victor Clark për The Guardian, gazetarët e të cilit kanë kaluar afro 8 ditë në njërin nga qytetet më vdekjeprurëse në Meksikë – Tijuana.
Sipas tyre java filloi e qetë pa ndonjë vrasje në 24 orët e para, kurse kryetari i komunës së Tijuanës, Arturo Gonzales Cruz, pretendon se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej vitesh. Por të nesërmen dhuna filloi. Siç raporton The Guardian, në ora 6 të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i një burri, kurse pesë orë më vonë një çift i vdekur në periferi të qytetit. Rreth orës 14:45 është vrarë një burrë tjetër në shtëpinë e tij.
Mediat lokale raportojnë se policia është vënë në kërkim të sulmuesit, por në një vend ku 90 për qind e krimit nuk ndëshkohet nuk ka ndonjë shenjë se do të kenë sukses.
Kanë kaluar më shumë se 10 vite nga lufta për kontrollin e kanaleve për kontrabandim të drogës në SHBA, që e ka bërë Tijuanën një nga qytetet më famëkeqe në botë. Kur karteli Sinaloa i El Chapos tentoi të marrë kontrollin e këtij kanali, ka shpërthyer lufta mes mafisë lokale në Tijuana.
Trupat e pajetë qëndronin të varur në rrethojat mbrojtëse të urave, madje edhe në lagjet e pasanikëve të këtij qyteti ka pasur të shtëna armësh. Në një rast që cilësohet si ndër më të përgjakshmit – policia kishte gjetur 12 trupa të pajetë në qese të zeza të najlonit dhe pa gjuhë në gojë.
Kështu qeveria u detyrua të ndërmerr një aksion dhe deri në vitin 2012, numri i vrasjeve në vit u zvogëlua, por ky numër sërish filloi të rritet. Në Tijuana vrasjet janë të zakonshme sa që një gazetë lokale ka rubrikën e veçantë “vrasje-metri” në mënyrë që lexuesit të kenë rastin të shohin statistikat e detajuara.
Për valën e re të dhunës, autoritet akuzojnë punën e ngadaltë në luftimin e kontrabandimit të drogës në veçantë me substancën e njohur si “meth”, kurse Clark thotë se disa nuk janë vrarë për shkak të kanalit nga ku transportohet droga në SHBA, por për shkak të luftës së territorit në tregun lokal.
Kryetari i Tijuanës thotë se është jo reale të pritet që brenda një periudhe të shkurtër kohore të ndalet kriza e vrasjeve, por shpreson se do të zvogëlohet numri i vrasjeve. Ai së bashku me presidentin e vendit janë zotuar se krimi në qytetin e tij do të ndalet me rehabilitimin e shoqërisë dhe çrrënjosjen e korrupsionit.
“Korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave që po ndodhin këtu”, thotë Gonzales.
Në anën tjetër, Clark që prej vitesh vëzhgon gjendjen e sigurisë në Tijuana, nuk është edhe aq optimist sa i përket kësaj çështje.
“Deri më tani absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk dyshoj që presidenti ka qëllime të mira, por ajo çfarë po bën ai është e pamjaftueshme”, shtoi Clark. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Erdogan thotë se Turqia mund t’i “shtypë të gjithë terroristët në Siri”
Udhëheqësi polak zotohet të përdorë presidencën e BE-së për të përshpejtuar përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
OBSH dyshon se në Tanzani është shfaqur sëmundja vdekjeprurëse Marburg, raportohet për tetë të vdekur
Parashikohen erëra të forta, Los Anxhelos përballet me “rrezik ekstrem zjarri”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri