LAJMI I FUNDIT:

Qeveria meksikane shet në ankand veturat, helikopterët dhe aeroplanët e narko-kartelëve, paratë e mbledhura do t’i dhurohen familjeve të varfra (Foto/Video)

Qeveria meksikane shet në ankand veturat, helikopterët dhe aeroplanët e narko-kartelëve, paratë e mbledhura do t’i dhurohen familjeve të varfra (Foto/Video)

Vetura luksoze dhe prona që janë konfiskuar nga autoritetet meksikane janë shitur në ankand, kurse paratë e mbledhura nga shitja e tyre janë dedikuar për të varfrit. Veturat i përkisnin anëtarëve të narko-kartelëve famëkeq.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka paralajmëruar edhe ankande tjera në të cilat do të shiten aeroplanët dhe helikopterët privat, transmeton Telegrafi.


Qysh kur Obrador ka ardhur në pushtet është zotuar se do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, e si shenjë për një nismë të tillë aeroplanin presidencial e ka nxjerr në shitje.

Gjithashtu ka urdhëruar që pagën që e merr t’i zbritet – më saktësisht nga 108 mijë dollarë sa i merr në muaj t’i paguhen vetëm 5,707 dollarë. Obrador është zotuar se të gjithë zyrtarët gjatë mandatit gjashtëvjeçar të mos kenë pagën më të madhe sesa që e merr edhe presidenti.

E siç mund të shihet në fotografitë e publikuar më poshtë, në ankandet që po zhvillohen pothuajse çdo ditë shihen vetura të ndryshme nga limuzina e deri ato sportive siç është Lamborghini.

17 vetura të blinduara “Shevrolet Suburban” ishin parkuar para syve të zyrtarëve meksikanë. Aty ishte edhe vetura sportive Lamborghini Murcielago, prodhim i viti 2007 dhe Ford Shelby i vitit 2016.

Në ankand janë shituar në total 82 vetura nga të cilat janë grumbulluar 1.5 milion dollarë. E paratë e mbledhura do t’i ndahen familjeve të varfra në Oahaki, si dhe për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Ford Shelby ishte konfiskuar në shtator të vitit 2016, pasi ishte arrestuar Hulio Oscafr “El Kevin” Vega, anëtarët i kartelit të afërt me Joaqim “El Chapo” Guzman, pasi që Vega dhe kolegët e tij nga karteli kishin vrarë pesë ushtarë.

Një person kishte paguar 99,745 dollarë për një kamion të blinduar, derisa Lamborghini Murcielago është shitur për 93 mijë dollarë. Konsiderohet si ankandi më i suksesshëm në historinë e Ministrisë së Financave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori