LAJMI I FUNDIT:

E gjithë bota foli sesi El Chapo ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli – për muaj të tërë kishte qëndruar i fshehur – ishte aktori i njohur holivudian që e “tradhtoi”

E gjithë bota foli sesi El Chapo ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli – për muaj të tërë kishte qëndruar i fshehur – ishte aktori i njohur holivudian që e “tradhtoi”

Narko-bosi meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është dënuar dje (e mërkurë) me burgim të përjetshëm. Gjykata në Brooklyn e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, dhe ka njoftuar se i dënuari do të detyrohet të dorëzoj 12,6 miliardë dollarë, e dënimin do ta vuaj në burgun Florence në Colorado.

Gjykimi i djeshëm i tij vetëm sa i ka konfirmuar akuzat që rëndonin mbi të, ku ish-narko-katerli Sinaloa është shpallur fajtor për kontrabdnimin e qindra tonëve kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në SHBA, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë se El Chapo gjendet në një burg të New Yorkut që kur është ekstraduar nga autoritet meksikane. Ai kishte arritur të arratiset nga një burg i sigurisë së lartë, pasi që pjesëtarët e kartelit të tij kishin hapur një tunel të gjatë prej 1.5 kilometra nga qelia e tij deri te një zonë e sigurt.

"Alcatraz of the Rockies", karakteristikat e burgut të sigurisë së lartë ku "El Chapo" do ta kalojë pjesën tjetër të jetës (Foto/Video)
Lexo po ashtu "Alcatraz of the Rockies", karakteristikat e burgut të sigurisë së lartë ku "El Chapo" do ta kalojë pjesën tjetër të jetës (Foto/Video)

Më vonë gardianët e burgut kanë gjetur një gropë të hapur në qelinë e tij, më saktësisht në afërsi të tualetit nga e cila kishte arritur të arratiset. Ai fillimisht kishte shëtitur disa herë nëpër qeli, dhe më pas i është ofruar tush-kabinës poshtë të cilës ishte hapur tuneli që i ndihmoi të arratiset, e këtë moment e kanë filmuar edhe kamerat e sigurisë të vendosura brenda burgut.

Kjo arratisje e ngjashme me skenat e filmave të Hollywood-it ishte bërë kryelajm i mediave botërore, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen e opinionit ishte vendi në të cilin po qëndronte i fshehur. Autoritetet meksikane kishin arritur ta zbulojnë lokacionin e tij fal një interviste që në fshehtësi të plotë e kishte zhvilluar disa muaj më parë me aktorin amerikan Sean Penn.

Intervista me Guzmanin, i cili asokohe kishte arritur të arratiset dy herë herët nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, ishte transmetuar në ueb-faqen e revistës amerikane Rolling Stone. Intervista ishte zhvilluar në një lokacion të panjohur në Meksikë kah fundi i vitit 2015.

E pret burgu i përjetshëm, por mbetet mister kapitali i El Chapos: Të gjithë duan ta konfiskojnë pasurinë e tij prej 14 miliardë dollarësh (Foto/Video)
Lexo po ashtu E pret burgu i përjetshëm, por mbetet mister kapitali i El Chapos: Të gjithë duan ta konfiskojnë pasurinë e tij prej 14 miliardë dollarësh (Foto/Video)

Autoritetet meksikane ishin në dijeni për takimin e Penn me Guzmanin dhe aktores meksikane Kate del Kastijo dhe kështu kishin përcjell çdo lëvizje të aktorit amerikan, gjë që u ka ndihmuar të zbulojnë rançin në të cilin fshihej narko-bosi. E gjatë intervistës më Sean Pean, Guzman ishte munduar ta arsyetoj vendimin e tij për të qenë në krye të narko-kartelit më të madh në botë.

Ndërkaq i pyetur nëse ndihet fajtor për numrin e madh të njerëzve që janë të varur nga droga, ai tha: “Jo, nuk është e vërtetë, pasi që në momentin që unë do të vdesë, përqindja e personave të varur nga droga nuk do të zvogëlohet”. Penn gjithashtu ka pranuar se si El Chapo kishte ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë para realizimit të intervistës, por me sa duket nuk ishin edhe aq të rrepta, pasi që më vonë Guzman ka përfunduar në pranga të policisë.

Policia meksikane kishte vendosur asokohe që të mos hapin zjarr ndaj Guzmanit pasi që ishte i shoqëruar nga dy femra dhe një fëmijë. Duke i marrë parasysh këto rrethana kishte arritur të arratiset, por sërish autoritet e sigurisë kishin zbuluar lokacionin e tij në një shtëpi në Los Mochis, ku pas të shtënave me armë kishin humbur jetën pesë persona dhe në fund kishte përfunduar në pranga El Chapo.

Qeveria meksikane shet në ankand veturat, helikopterët dhe aeroplanët e narko-kartelëve, paratë e mbledhura do t'i dhurohen familjeve të varfra (Foto/Video)
Lexo po ashtu Qeveria meksikane shet në ankand veturat, helikopterët dhe aeroplanët e narko-kartelëve, paratë e mbledhura do t'i dhurohen familjeve të varfra (Foto/Video)

Zyrtarët  meksikanë kanë pranuar se takimi mes Pennit dhe Guzmanit ishte zhvilluar në Tamasul në rajonin e Durangos që kufizohet me Sinaloan, territor ky i kontrolluar nga El Chapo. Sipas autoriteteve të sigurisë, ishte momenti i duhur për të vepruar kur Guzman vendosi t’i “qel letrat” me aktorin holivudian.

“Më kujtohet gjithçka që nga mosha 6-vjeçare, i mbaj mend prindërit… Kemi qenë një familje e thjeshtë dhe shumë të varfër. Më kujtohet kur nëna ime gatuante bukë që më pas e ndanim në disa pjesë. Për të mbetur gjallë kam shitur portokaj dhe bonbone. Nëna ime punonte shumë qe në të kemi bukë në tavolinë”, kishte deklaruar Guzman në atë intervistë.

Dikur krenohej për arratisjet spektakolare nga burgjet, tani El Chapo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave - dënohet me burgim të përjetshëm
Lexo po ashtu Dikur krenohej për arratisjet spektakolare nga burgjet, tani El Chapo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave - dënohet me burgim të përjetshëm

E sa i përket botës së krimit, kishte pranuar se si 15-vjeçar kishte filluar të merret me shitjen e drogës.

“Nuk ka pasur kurrfarë mundësie për punësim. Mënyra e vetme që të fitonit para për ushqim ishte kultivimi i lëndëve narkotike. Aty fillova t’i mbjell llojet e ndryshme dhe të merren me shitblerje. Kjo është e gjitha çfarë mund t’iu them. Nga shtëpia jam larguar si 18-vjeçar për të vazhduar jetën në Kuliakan dhe më pas në Guadalhar. Sot qarkulloj heroinë, kokainë, marihuanë dhe metamfetaminë më shumë se kushdo tjetër në botë. E kam një flotë të tërë të nëndetëseve, aeroplanëve, kamionëve dhe anijeve”, kishte thënë Guzman në intervistën e Penn-it. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori