LAJMI I FUNDIT:

E pret burgu i përjetshëm, por mbetet mister kapitali i El Chapos: Të gjithë duan ta konfiskojnë pasurinë e tij prej 14 miliardë dollarësh (Foto/Video)

E pret burgu i përjetshëm, por mbetet mister kapitali i El Chapos: Të gjithë duan ta konfiskojnë pasurinë e tij prej 14 miliardë dollarësh (Foto/Video)

Pas 12 javëve seanca dëgjimore, narko-bosi Joaquin Guzman i njohur si El Chapo është shpallur fajtor mbi 10 pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të, përfshirë këtu kontrabandimin e drogës dhe shpëlarjen e parave.

Vendimi përfundimtar pritet të konfirmohet më 25 qershor, kurse një gjë është e sigurt që bosi i kartelit Sinaloa do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burgun e sigurisë së lartë “ADX Florence” në Kolorado, nga i cili deri më sot asnjë i burgosur nuk ka arritur të arratiset, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ajo çfarë i intereson shumë opinionit – ku janë paratë e “mbretit” të drogës e supozohet se bëhet fjalë për 14 miliardë dollarë. Në aktakuzën e ngritur në vitin 2016, thuhet se pas gjykimit SHBA-të do të fillojnë kërkimet nëpër pronat e tij për t’i gjetur 14 miliardë dollarët e fshehura.

Megjithatë, nuk dihet se si prokurorët kanë arritur ta sigurojnë shifrën e saktë të parave, kuptohet nëse ato tashmë ekzistojnë diku të fshehura.

"Alcatraz of the Rockies", karakteristikat e burgut të sigurisë së lartë ku "El Chapo" do ta kalojë pjesën tjetër të jetës (Foto/Video)
Lexo po ashtu "Alcatraz of the Rockies", karakteristikat e burgut të sigurisë së lartë ku "El Chapo" do ta kalojë pjesën tjetër të jetës (Foto/Video)

“Bëhet fjalë 14 miliardë dollarët e fituara nga kontrabanda me drogë, por prokurorët amerikane asnjëherë nuk e kanë precizuar se si janë grumbulluar këto para”, ka deklaruar Duncan Levin, ish-ndihmës prokurori amerikan që ishte fokusuar në shpëlarjen e parave dhe pronave të paluajtshme.

Sipas Levinig, El Chapo kishte “fituar një shumë të majme të parave nga aktivitetet e kundërligjshme dhe sigurisht se ekziston një shumë e tillë e parave”, por nuk dihet nëse do të mund të arrijnë ta dëshmojnë këtë. Megjithatë, ai pretendon se pjesa e madhe e këtyre parave të thata janë shpenzuar.

“Nuk besoj që El Chapo i ka 14 miliardë dollarë, edhe pse karteli Sinaloa ka fituar shumë para. Megjithatë ata kanë pasur edhe shpenzime”, ka deklaruar Mike Vigil, duke aluduar në listën e mijëra personave që paguheshin për të kryer punë të ndryshme siç janë sigurimi i aeroplanëve, veturave, kamionëve e madje edhe nëndetëseve e edhe tunelet nëntokësorë për kontrabandim.

Një shumë e majme e parave sigurisht se janë dërguar në SHBA, por një pjesë tjetër e madhe është dërguar tek bashkëpunëtorët e Guzmanit në Meksikë.

Dëshmitari tregon detaje për pasurinë e "El Chapos": Ka pasur kopsht zoologjik privat me luanë, milionat i vinin çdo ditë (Video)
Lexo po ashtu Dëshmitari tregon detaje për pasurinë e "El Chapos": Ka pasur kopsht zoologjik privat me luanë, milionat i vinin çdo ditë (Video)

“Shumica e njerëzve siç është El Chapo dhe dilerët e tjerë të drogës, kryesisht investojnë shumë para në prona të paluajtshme”, ka shtuar Vigil.

Ish-anëtari i kartelit që ka dëshmuar kundër Guzmanit, ka deklaruar se ai përveç aeroplanëve privatë e jahteve, kishte blerë shtëpi në çdo plazh të Meksikës.

“Në shtëpinë e tij në plazhin e bukur të Akapulkos, Guzman kishte kopsht zoologjik privat me një tren të vogël me të cilin udhëtonte për të parë luanët, tigrat dhe panterat”, ka deklaruar ky dëshmitar.

Por, ekzistojnë edhe investime më praktike siç janë rançet dhe pronat e paluajtshme që ndihmojnë në pastrimin e parave të pista. “Në afërsi të Sinaloas, Kulijakan, kanë ferma madje edhe kopshte për fëmijë brenda të cilave zhvillohen aktivitete kriminale”, ka shtuar Vigil.

"El Chapo" kishte kontrabanduar aq shumë kokainë në SHBA, sa çdo qytetarë ka mundur ta ketë nga një "vijë" (Foto/Video)
Lexo po ashtu "El Chapo" kishte kontrabanduar aq shumë kokainë në SHBA, sa çdo qytetarë ka mundur ta ketë nga një "vijë" (Foto/Video)

Narko-bosi gjithashtu financonte kishat, ekipet e futbollit dhe organizata bamirëse me qëllim që të gëzoj reputacionin e një filantropi. Por, pasi që ra në duart të policisë, shumë persona janë ndjerë të dëshpëruar për faktin se kanë humbur financuesin kryesor.

Në vitin 2017, kryeprokurori meksikan ka deklaruar se vendi i tij ka arritur të zbulojë një pronë të paluajtshme që i përket Guzmanit, kurse SHBA-të nuk kanë arritur ta gjejnë “as edhe një dollar” pasi që Guzman nuk e ka përdorur “sistemin financiar”.

Departamenti i trezorit gjatë vitit 2014 kishte publikuar listën e 288 kompanive, që në vitin 2007 i kishte futur në listën e zezë për pastrim parash dhe që kishin lidhje me Guzmanin.

Shikoni momentin e arratisjes nga burgu të lordit meksikan të drogës (Video)
Lexo po ashtu Shikoni momentin e arratisjes nga burgu të lordit meksikan të drogës (Video)

“Ekzistojnë pretendime që qeveria meksikane ka marrë mito. Megjithatë mbetet të shihet se sa bashkëpunues do të jenë në tentimin për të gjetur pronat e paluajtshme”, ka shtuar Levin.

Disa ditë më parë filluan të qarkullojnë edhe disa propozime, që paratë e konfiskuara të El Chapos të përdoren për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë. Senatori i Teksasit, Ted Cruz, ka premtuar se do miratoj një ligj që do të lejonte që paratë e El Chapos të përdoren për siguri kufitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori