LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari tregon detaje për pasurinë e “El Chapos”: Ka pasur kopsht zoologjik privat me luanë, milionat i vinin çdo ditë (Video)

Dëshmitari tregon detaje për pasurinë e “El Chapos”: Ka pasur kopsht zoologjik privat me luanë, milionat i vinin çdo ditë (Video)

Narko-bosi famëkeq Joaquin Guzman i njohur si “El Chapo”, ka qenë aq shumë i pasur sa që ka pasur në pronësi kopshtin zoologjik privat, shtëpi në plazh që kapë vlerën e 10 milionë dollarëve dhe udhëtonte në Zvicër për tretmane të veçanta për të luftuar plakjen, shkruan Guardian.

Detaje për pasurinë e tij janë prezantuar gjatë procesit gjyqësor, e për këtë ka dëshmuar Miguel Angel Martinez, dikur anëtar i kartelit Sinaloa të “El Chapo”, transmeton Telegrafi.


“Ka pasur plazhe private dhe prona në çdo shtet”, ka deklaruar Martinez i cili pranoi se pas bumit të kokainës në vitet e ’90-ta ka bërë jetë luksoze.

Ai gjithashtu ka dëshmuar se si karteli i Sinaloas ka kontrabanduar shumë tonë kokainë në SHBA – duke hapur tunele nëntokësore përgjatë vijës kufitare, ku kamionët futeshin pa problem dhe mbusheshin me kanaçe të specave por që në fakt kishin kokainë. Martinez pranoi se matanë kufirit u vinin miliona dollarë në kesh.

"El Chapo" kishte kontrabanduar aq shumë kokainë në SHBA, sa çdo qytetarë ka mundur ta ketë nga një "vijë" (Foto/Video)
Lexo po ashtu "El Chapo" kishte kontrabanduar aq shumë kokainë në SHBA, sa çdo qytetarë ka mundur ta ketë nga një "vijë" (Foto/Video)

Pjesa më e madhe e këtyre parave përfundonin në Tijuana, ku “El Chapo” i dërgonte me tre aeroplanë privatë që mbusheshin me para. Karteli i ka përdorur shtëpitë për fshehjen e parave, kurse çantat e mbushura me dollarë amerikanë i dërgonin nëpër banka, ku punonjësit e caktuar kishin për mision që dollarët t’i shndërronin në pezos pa e bërë as edhe një pyetje.

Martinez ka zbuluar edhe një detaj interesant – se si Guzman posedonte një shtëpi të bukur në plazhin e Akapulkos, pranë të cilit qëndronte një tren i vogël me të cilin shëtiste nëpër pronë, ku mund të shiheshin kafshë të ndryshme të egra si luanët, tigrat e panterat.

Sipas tij “El Chapo” takohej të njëjtën kohë me katër deri në pesë femra, kurse udhëtimet ishin pika e tij e dobët. Por me kalimin e viteve gjithçka ndryshoi. Një ekip i vrasësve me pagesë ishin dërguar në aeroportin e Guadalharit për ta vrarë “El Chapon”, por në vend të tij e kishte pësuar një kardinal.

Avokati mbrojtës i “El Chapo” ka deklaruar se Martinez nuk është dëshmitar kredibil, pasi ka përdorur kokainën derisa ka punuar për kartelin sa që hunda e tij është dëmtuar shumë.

“Është e vërtetë që asokohe kam konsumuar çdo ditë nga 4 gramë, por kokainën nuk e kam prekur tash e 20 vite”, është kundërpërgjigjur Martinez.

Nga viti 1989 deri më 2014 karteli Sinaloa kishte kontrabanduar hiq më pak se 154.626 kilogramë kokainë në SHBA, por edhe heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë në vlerë prej 14 miliardë dollarë.

Kujtojmë se “El Chapo” është arrestuar në vitin 2016 në Meksikë dhe më pas ishte dorëzuar tek autoritetet amerikane, ku edhe është duke u gjykuar për kontrabandim të drogës. Mbi të rëndojnë edhe vepra tjera penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori