LAJMI I FUNDIT:

Dikur krenohej për arratisjet spektakolare nga burgjet, tani El Chapo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave – dënohet me burgim të përjetshëm

Dikur krenohej për arratisjet spektakolare nga burgjet, tani El Chapo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave – dënohet me burgim të përjetshëm

Narko-bosi meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, i cili në shkurt është shpallur fajtor për vrasje, kontrabandim me lëndë narkotike e vepra tjera të rënda, sot është dënuar me burgim të përjetshëm.

Verdikti i sotëm edhe zyrtarisht ka konfirmuar se El Chapo pjesën tjetër të jetës do ta kalojë prapa grilave, transmeton Telegrafi.


Ish-bosi i narko-kartelit Sinaloa, është shpallur fajtor për kontrabandimin e qindra tonëve kokainë, heroinë, metafetamin dhe marihuanë në SHBA.

Të pranishmit në sallën e gjyqit kanë pasur rastin të dëgjojnë detaje të operacioneve që i kishte udhëhequr karteli, si dhe për jetën e jashtëzakonshme private të Guzmanit.

El Chapo aktualisht gjendet në një burg në New York. Ai ishte arrestuar në Meksikë dhe ishte ekstraduar në SHBA, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike, rrëmbim dhe vepra tjera të rënda penale.

Ai kishte arritur disa herë të arratiset nga burgjet në mënyrat spektakolare, duke u bërë kështu kryelajm i mediave botërore. Për arratisjen e tij ishte hapur një tunel mbi një kilometër i gjatë, që i siguronte atij kalim nga qelia e burgut në një zonë malore.

Data e saktë e lindjes së tij nuk dihet, pasi përmenden dy data – 23 dhjetor 1954 dhe 4 prill 1957. E nofkën El Chapo e ka marrë për shkak të gjatësisë prej 1 metër e 68 centimetra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori