Zinxhiri më i fortë i kinemave në Evropën Juglindore, Cineplexx, së shpejti do të hapë kinemanë e re multiplex në Prizren.
KINEMAJA E DYTË CINEPLEXX NË KOSOVË
Pasi priti afër 1 milion vizitorë në Prishtinë prej vitit 2016, Cineplexx ka kënaqësinë ta njoftojë publikun që këtë muaj do ta hapë edhe kinemanë e dytë në Kosovë, përkatësisht Prizren, qyteti i dytë me më së shumti banorë dhe me një popullsi të re që tregon interes të lartë për filma dhe argëtim.
Kinemaja me 5 salla do t’i hapë dyert me 14 nëntor 2019 dhe do të ofrojë më shumë se 800 ulëse.
Vizitorët do të kenë mundësi të përjetojnë një kinema me teknologjinë më moderne e cila do të shfaqë filma vendor dhe ndërkombëtarë në një atmosfere impresive, si dhe do të ofrojë kushtet e shërbimet e standardeve më të lartë evropiane të Cineplexx.
Për ta ruajtur reputaction e pionerit të teknologjisë, Cineplexx kësaj radhe do të sjellë risi në kinemanë e re me zërimin JBL Sound Performance dhe projektorët Laser Barco.
Kinemaja austriake Cineplexx, është pjesë e projektit të hapjes së qendrës tregtare më të re dhe moderne në Kosovë, Galeria Shopping Mall në Prizren.
“Pritjes i erdhi fundi, Cineplexx do të hapet me 14 nëntor. Kinemaja jonë do t’i ketë 5 salla për shfaqjen e filmave, të gjitha me teknologjinë më të fundit ‘Real D – 3D’, si dhe teknologjinë më të re të zërit JBL. Në total kapaciteti i ulëseve do të jetë rreth 800”, konfirmon menaxheri i
Marketingut dhe Komunikimit të kësaj kinemaje, Dëfrim Puka. Sipas tij, adhuruesit e filmit nga Prizreni tani e tutje do të kenë një kinema të vërtetë ku ata do të mund t’i shohin të gjithë filmat premierë në kohë rekorde, si dhe t’i shijojnë si asnjëherë më parë. Cineplexx do t’ju ofrojë një përvojë të re të filmit që nuk do ta zëvendësojnë me asgjë.
Ai njofton gjithashtu se gatë javëve të para në ekranet e kësaj kinemaje do të shfaqen filmat si Terminator: Dark Fate, Joker, Gemini Man, Maleficient, Frozen 2, Ford v Ferrari, e shumë të tjerë.
Orari i kinemasë do të jetë prej orës 15:00 deri në 23:00, dhe gjatë kësaj periudhe çdo 20 minuta do të ketë termine të filmave të ndryshëm.
Kompania austriake e cila operon në fushën e kinematografisë që nga viti 1967, këtë vit do të kurorëzojë edhe një sukses duke u zgjeruar edhe me kinemanë e dytë në tregun e Kosovës si pjesë e projektit të zgjerimit në regjionin e Ballkanit.
Cineplexx tashmë operon me sukses në Itali, Slloveni, Rumani, Kroaci, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi dhe Shqipëri.
Për t’u informuar për më të rejat e kinemasë më të madhe në vend, bëni LIKE faqen zyrtare të
Cineplexx Prizren në Facebook. (link: www.fb.com/cineplexxprizren)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri