LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtja e lirë e Rashfordit ndaj Chelseat ishte identike me atë të Ronaldos, por këtu përfundon edhe krahasimi mes tyre

Gjuajtja e lirë e Rashfordit ndaj Chelseat ishte identike me atë të Ronaldos, por këtu përfundon edhe krahasimi mes tyre
Krahasimi i gjuajtjeve të lira të Marcus Rashford dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Screenshot/The Sun)

Goditja sensacionale e Marcus Rashford ndaj Chelseat në Carabao Cup i ka mahnitur mbështetësit e Manchester Unitedit, ndërsa skuadra u kualifikua më tej në këtë garë.

Nuk ka vonuar shumë dhe tifozët e Djajve të Kuq kanë bërë menjëherë krahasime me Cristiano Ronaldon dhe gjuajtjen e tij të lirë në vitin 2008 kundër David James dhe Portsmouth.


Në aspektin teknik, goditjet ishin thuajse identike, të bukura në ekzekutim. Fatkeqësisht, këtu përfundon edhe krahasimi mes këtyre dy lojtarëve, shkruan The Sun.

Rashford është 21 vjeçar dhe në sezonin e pestë me ekipin e parë të Unitedit dhe ka statistika të mirë, mirëpo askush nuk pret që ai t’i arrijë nivelet e superyllit portugez.

United eliminon Chelsean nga Carabao Cup
Lexo po ashtu United eliminon Chelsean nga Carabao Cup
Cristiano Ronaldo, Marcus Rashford (Foto: Screenshot/The Sun)

Kjo për faktin se i mungon qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, përkundër se ka një trajner si Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka besim tek sulmuesi anglez, i cili megjithatë nuk është ‘vrasës’ para portës ashtu si CR7.

Rashford ka aftësi t’i shënojë rreth 15 gola në sezon, edhe atë si sulmues i dytë, statistika këto që janë shumë të vogla në krahasim me Ronaldon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori