LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të ketë deri në 20 mijë ulëse

Shpend Ahmeti: Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të ketë deri në 20 mijë ulëse

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth mundësisë së rritjes së kapacitetit të stadiumit të kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Tash e disa kohë është raportuar se “Fadil Vokrri” pritet të rinovohet dhe t’i shtohen ulëset në tribunën lindore, jugore dhe veriore.


Interesimi i madh i qytetarëve të Kosovës për të parë nga afër ndeshjet e Kosovës në Prishtinë, ka shtyrë drejtuesit e Federatës së Futbollit dhe të Komunës që sa më shpejt të jetë e mundur ta realizojnë një gjë të tillë.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri', kështjella e pamposhtur e 'Dardanëve'
Lexo po ashtu Stadiumi ‘Fadil Vokrri', kështjella e pamposhtur e 'Dardanëve'

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Stadiumi Fadil Vokrri

Postimi pa ndërhyrje i Shpend Ahmetit:

Komuna e Prishtinës ka filluar diskutimet me Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjerimin e kapaciteteve në stadiumin Fadil Vokrri, në tribunat lindjes, veriut dhe jugut. Gjatë javëve në vijim do të bëjmë analizat e nevojshme për të vlerësuar mundësitë që të kemi deri në 20 mijë ulëse në stadiumin e qytetit.

Po ashtu, punimet kanë vazhduar në stadiumin e ri në Hajvali të cilat në bashkëpunim me Federaten dhe financim nga UEFA do të jetë stadium i shkëlqyeshëm për disa nga ndeshjet e kategorive të ndryshme të përfaqëseuses së Kosovës në futboll.

Është e qartë që futbolli Kosovar ka të ardhme të ndritur. Investimet janë të nevojshme edhe nga niveli lokal edhe qendror për të rritur rezultatet dhe për ti mundësuar sa më shumë njerëzve që të ndjekin lojet e shtetit tonë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori