LAJMI I FUNDIT:

Messi: Golat nuk janë gjithçka në futboll, nuk jetoj për të shënuar  

Messi: Golat nuk janë gjithçka në futboll, nuk jetoj për të shënuar  
Lionel Messi (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar sesi përvoja e bërë e ka zhvilluar lojën e tij në sezonet e fundit.

32-vjeçari ka përfituar nga shtyrja e El Clasicos, për të bërë një intervistë të thelluar me mediumin argjentinas TyC Sports në lidhje me karrierën e tij deri sot.

Krahas prekjes në karrierën e tij me skuadrën kombëtare të Argjentinës, Messi ka shpjeguar gjithashtu se si loja e tij është zhvilluar kur hyri në të tridhjetat e tij.


“Jam rritur dhe tani mund ta lexoj më mirë lojën”, ka thënë fillimisht Messi për TyC Sports.

“Unë e di kur do të përfshihem në lojë, dhe si të jesh efektiv në kohën e duhur”.

Krahas golave, Messi dhuron edhe shumë asistime për bashkëlojtarët (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

“Ka raste në ndeshje kur nuk kam nevojë të përfshihem, por nëse kaloj shumë kohë pa top unë mund të lë lojën”.

“Më pëlqen të arrij në zonë dhe të shënoj, por nuk jetoj për të shënuar gola”, përfundoi ylli argjentinas.

Messi ka duruar një dëmtim në fillimit të sezonit 2019-20, por ai ka arritur të shënojë tre gola në pesë starte në ndeshjet e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes

Premier League
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Ligat tjera
Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë

Ka munguar një kohë të gjatë, zbulohet data e rikthimit të De Jong në fushë

La Liga
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori