LAJMI I FUNDIT:

Messi: Nuk do të ndryshoja asgjë në karrierë për të qenë kampion bote

Messi: Nuk do të ndryshoja asgjë në karrierë për të qenë kampion bote

Lionel Messi ka thënë se nuk do ta shkëmbejë asnjë prej trofeve që i ka fituar për tu bërë një kampion bote me Argjentinën.

Sulmuesi i Barcelonës nuk ka fituar ende një trofe me ekipin e tij kombëtar, duke humbur katër finalet.


“Do të kisha dashur të isha kampion bote”.

Lionel Messi (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

“Por unë nuk mendoj se do të ndryshoja ndonjë gjë tjetër në karrierën time”.

“Kjo është ajo që më dhanë, atë që më dha Zoti. Është ajo që është”.

Lionel Messi te Barcelona. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Unë nuk mund të ëndërroja për gjithçka që përjetova. Ishte shumë më e madhe se gjithçka që mund ta imagjinoja”, ka thënë Messi për TyC Sports. /Telegrafi/