Mbrëmjen e djeshme, një mocion për miratimin e një rezolute ka vazhduar deri në orët e vona, ku ndër të tjera është deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat.
Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Këshillit Evropian, në dritën e këtyre çështjeve dhe problemeve themelore, të ndalojë frenimin e perspektivës së negociatave të pranimit dhe të kërkojë një propozim të Komisionit për një partneritet të ri me këto vende; po kështu të monitorojë përdorimin e fondeve në Maqedoninë e Veriut dhe të sigurojë një raport të hollësishëm në Parlament; Udhëzon Presidentin e tij që t’ua përcjellë këtë rezolutë Komisionit, Këshillit, qeverive e parlamenteve të shteteve anëtare dhe qeverive e parlamenteve të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë fjalës së saj, ministrja finlandeze për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, shprehu zhgënjim për vendimin e KE-së, por shtoi se do të bëhen përpjekjet për një vendim tjetër.
“Duhet të them se jam shumë e zhgënjyer që dështuam të marrim një vendim të qartë dhe të qëndrueshëm javën e kaluar. Kjo mungesë unanimiteti mund të shihet si pengesë për rolin e BE-së në Ballkan dhe për politikën e zgjerimit, që mbetet një investim strategjik për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e Evropës”, theksoi Tuppurainen.
“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne do ndalojmë këtu, kjo do të thotë se duhen akoma më shumë përpjekje. Do doja të përsërisja se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po bëjnë përparime konkrete për reformat”, tha ajo.
Ndërkohë, komisionari për Zgjerimin, Johanes Hahn, pohoi se vendet e Bashkimit Evropian duhet të qartësojnë sa serioz janë për integrimin. Mes të tjerash, ai theksoi se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Tani, vendet anëtare duhet të tregojnë sesa serioz është angazhimi i tyre kundrejt integrimit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk duhen akuzuar, ata bënë gjithçka që u kërkuam të bënin, anë mos më tepër”, vuri në dukje Hahn.
“Janë bërë reforma mbresëlënëse në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar. Mendoj veçanërisht për Shqipërinë, ku përparimet kanë qenë mbresëlënëse. Të gjitha këto janë të bazuara në guximin për të kapërcyer pengesat, për të kapërcyer zënkat e së shkuarës”, vijoi ai. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'