LAJMI I FUNDIT:

Johnson i dërgon letër BE-së, pa nënshkrimin e tij, me kërkesë për shtyrjen e BREXIT-it

Johnson i dërgon letër BE-së, pa nënshkrimin e tij, me kërkesë për shtyrjen e BREXIT-it

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ia ka dërguar një letër të panënshkruar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmes së cilës e ka kërkuar shtyrjen e procesit të BREXIT-it pas datës 31 tetor. Kësaj letre ai ia ka bashkëngjitur një letër tjetër, në të cilën e ka kundërshtuar këtë shtyrje.

Në të vërtetë, kryeministri ia dërgoi BE-së tri letra: Një kopje të panënshkruar të kërkesës që ishte i detyruar ta dërgonte sipas vendimit të kuvendit britanik, një letër sqaruese të ambasadorit britanik në BE dhe një letër personale, ku tregoi pse ka qenë kundër shtyrjes së BREXIT-it.


Mijëra britanikë marshojnë rrugëve të Londrës, kërkojnë referendum të ri për Brexit
Lexo po ashtu Mijëra britanikë marshojnë rrugëve të Londrës, kërkojnë referendum të ri për Brexit

Në letrën e nënshkruar, ai paralajmëroi se shtyrja e BREXIT-it do të ketë efekt “gërryes” dhe se ajo do t’i dëmtojë interesat e Mbretërisë së Bashkuar, partnerëve të saj në Evropë dhe marrëdhënies mes Britanisë dhe shteteve evropiane.

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit, reagon BE
Lexo po ashtu Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit, reagon BE

Ai shtoi se kuvendi britanik e ka humbur mundësinë që ta shfrytëzojë momenumin për procesin e ratifikimit të marrëveshjes. Megjithatë, tha se beson që legjislacioni për BREXIT-in do të miratohet në kuvend para 31 tetorit.

Letrat e dërguara në orët e vona të natës erdhën pas një dite të ngarkuar në kuvend, ku deputetët britanikë e miratuan me 322 vota “për” dhe 306 “kundër” tërheqjen e miratimit për marrëveshje me BE-në, duke e detyruar kryeministrin që t’i dërgojë letër Brukselit në orën 23 për të kërkuar një shtyrje të re të këtij procesi, kësaj radhe deri më 31 janar të vitit 2020, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori