LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: FSK-ja s’mund të transformohet në Ushtri për 4 vjet

Ibishi: FSK-ja s’mund të transformohet në Ushtri për 4 vjet

Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në një Ushtri me kapacitete të plota. Kështu, të paktën parashihet me fillimin e transformimit të saj përmes tri ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Një premtim ndryshe në këtë fushatë zgjedhore e ka dhënë kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti derisa ka siguruar se kjo do të bëhet në një afat prej 4 vjetësh.


Por, këtë mundësi që transformimi i FSK-së në Ushtri të bëhet për 4 vjet po e sheh të pamundur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai ka thënë se këto kanë qenë premtime elektorale.

“Ato kanë qenë premtime parazgjedhore në kuadër të koalicionit. Ato duhet rishikuar në kuptimin e asaj çka z.Kurti ka premtuar dhe unë jam për atë që kjo të zvogëlohet nga 10 vjet tranzicioni i FSK-së gati në gjysmë, por edhe jo edhe në 4 vjet që është tejet shumë. Këtë e lidhi në aspektin e asaj duke pasë parasysh që ai plan i tranzicionit është parapa në tri faza dmth zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, teknologjisë, trajnimeve dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me integrimin e FSK-së”, tha ai,  për Ekonomia Online.

Problem për Ibishin do të jetë çështja e buxhetit ngase planifikimet janë bërë për 10 vjet.

Por, sipas tij kjo mund të zgjidhet në bashkëpunim me LDK-në, me ekspertë të kësaj fushe.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori