Në Ditën Botërore të Ushqimit, tema për sivjet është “Veprat tona janë e ardhmja jonë, dietë e shëndetshme, për t’i dhënë fund urisë botërore”. Më ketë temë Organizata e Kombeve të Bashkuara synon të sensibilizojë shoqërinë për t’i dhënë fund urisë dhe kequshqyerjes deri në vitin 2030.
Apeli u bë në një ceremoni madhore në selinë e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit.
Drejtori i Përgjithshëm i FAO-së, Qu Dongyu tha se uria nuk ka të bëjë vetëm me kequshqyerjen.
“Ka të bëjë edhe me qasjen në ushqim të mjaftueshëm, në sasi dhe cilësi, për të përmbushur nevojat ushqyese të njerëzve për një jetë të shëndetshme, ky është koncepti zero uri. Së dyti, mbipesha, obeziteti dhe sëmundjet e lidhura me to janë gjithashtu në rritje, duke prekur mbi dy miliardë njerëz në mbarë botën”, tha Dongyu, përcjell Telegrafi.
Në një raport të organizatës, thuhet se mbi 820 milionë njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.
Uria botërore, edhe pse ka regjistruar një prirje rënieje gjatë dekadave, ka qenë në rritje prej viti 2016, për shkak të faktorëve që përfshijnë efektet e ndryshimit të klimës dhe të konflikteve të armatosura.
Por shefi i FAO-së thotë se ndërsa numri i përgjithshëm i personave të pangopur ka ardhur në rritje vitet e fundit, shkalla ka qenë në rënie në lidhje me popullsinë botërore.
Sipas statistikave del se kequshqyerja për sa i përket mbipeshës ka prekur aktualisht 2 miliardë të rritur dhe gati 380 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën.
Të dyja kushtet janë në rritje, duke kontribuuar në katër milionë vdekje në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'