Në ditën botërore të ushqimit shkolla “Qamil Batalli” ka organizuar aktivitet me nxënësit e shkollës për të ndihmuar familjet me nevojë. Ata përmes ushqimeve të ndryshme, të përgatitura nga nxënësit dhe prindërit, do t’i shesin ato dhe të hollat e fituara, do të shkojnë tek familjet në nevojë.
Fëmijët ishin mbledhur në korridorin e shkollës, për të mbledhur fonde nga gjërat që i kishin përgatitur bashkë me prindërit e tyre.
E fondet e mbledhura do të shkojnë për familjet në nevojë.
Janë nxënësit e shkollës fillore “Qamil Batalli” në Prishtinë, të cilët janë shprehur të gatshëm t’i ndihmojë familjeve skamnore.
“Sot festojmë Ditën Botërore të Ushqimit. Shesim ushqim për të mbledhur para për të varfrit. Jam shumë i lumtur që marr pjesë në këtë organizim sepse ndihmojmë shumë fëmijë dhe familje të varfra. Shpresoj se organizimi do të organizohet edhe viteve të ardhshme”, deklaron nxënësi Leon Belegu.
“Ka pasur shumë shitje. Jam shumë i gëzuar për këtë aktivitet. Kjo është dita më e lumtur e imja”, shprehet për RTV Dukagjinin, nxënësi tjetër, Drin Krasniqi.
“Kam pasur detyrë të shes disa sandviçë dhe kam pasur sukses të madh në shitjen e tyre. Edhe në ushqime t tjera ka pasur shitje të bollshme. Me anë të këtyre shitjeve ne ndihmojmë familjet në nevojë”, thotë Kanita Ballofci.
Edhe prindërit e kanë mbështetur iniciativën e shkollës Model në Prishtinë, përcjell Telegrafi.
“Një organizim i tillë është me shumë vlera. Pos të hollave që tubohen nga shitja e ushqimit e të cilat shkojnë për familjet në nevojë, i bën fëmijët edhe më social dhe të mendojnë edhe për tjerët”, deklaroi prindi Agon Dragusha.
Drejtori i shkollës “Qamil Batalli”, Liridon Maliqi ka treguar se përveç që të hollave, do të ndihmojë edhe fëmijët për orientim në karrierë.
“Këtë vit e kemi objektiv që fëmijët të bëhen një lloj shefi të kuzhinës duke përgatitur vet ushqime”, thotë Liridon Maliqi, përcjell Telegrafi.
E mësimdhënësja e edukatës muzikore Shkurte Mehanolli ka thënë se janë përgatitur i gjithë stafi për këtë organizim.
“Në shkollën tonë është edhe komiteti për organizimin e ngjarjeve. Ne paraprakisht kujdesemi për të gjitha detajet. Pastaj organizohet dhe monitorohet”, deklaroi mësimdhënësja Arta Demolli.
Përndryshe, Dita e Botërore e Ushqimit organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikë bërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City