LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon krerët e sigurisë, kërkon hetim profesional për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së

Thaçi takon krerët e sigurisë, kërkon hetim profesional për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund, thuhet në njoftimin për media.


“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Daka: Zarfet me votat nga Serbia do të qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, mbi 15 mijë zarfe të diasporës dërgohen në QNR
Lexo po ashtu Daka: Zarfet me votat nga Serbia do të qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, mbi 15 mijë zarfe të diasporës dërgohen në QNR

Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve.

Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

Presidenti Thaçi ftoi për përmbajtje deri në përfundim të hetimeve.

“Ftoj për përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori