LAJMI I FUNDIT:

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron se ISIS mund të ‘ringjallet’

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron se ISIS mund të ‘ringjallet’

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili kishte dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të mospajtimeve me presidentin Donald Trump, ka paralajmëruar se grupit militant Shteti Islamik mund të “ringjallet” pas vendimit të Trumpit për të tërhequr trupat nga verilindja e Sirisë.

“Ne duhet të vazhdojmë të vazhdojmë presionin ndaj IS-it në mënyrë që ata të mos rikuperohen. Ne ndoshta duam që lufta të marrë fund, ne ndoshta edhe deklarojmë se lufta ka marrë fund. Mund të tërhiqni trupat siç Presidenti (Barack) Obama e mësoi në mënyrë të vështirë në Irak, por ne në ushtri themi se ‘armiku po ashtu ka të drejtën e votës’. Dhe në këtë rast, nëse ne nuk vazhdojmë presionin, IS-i do të ringjallet. Ata do të rikthehen”, tha Mattis për NBC News.


Presidenti amerikan Donald Trump është përballur me kritika pas vendimit për të tërhequr trupat amerikane nga kjo zonë, ku bashkëpunonin me forcat kurde të cilët luftojnë kundër ISIS-it.

Donald Trump përgatit sanksione kundër Turqisë
Lexo po ashtu Donald Trump përgatit sanksione kundër Turqisë

Kritikët e kanë akuzuar Trumpin se ka tradhtuar aleatët kurdë, të cilët po përballen me sulme nga ushtria turke, që ka nisur ofensivë në veri të Sirisë. Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe ka kërcënuar se do t’i largojë nga rajoni.

Ligjvënësit republikanë dhe ata demokratë kanë paralajmëruar se vendimi i Trumpit do të çojë në ringjalljen e ISIS-it. Forcat kurde vlerësohet se kanë 10 mijë pjesëtarë të burgosur të IS-it dhe ekspertët kanë frikë se ata do të ikin nga burgjet, teksa kurdët zhvillojnë betejë me forcat turke. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori