Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur një mbledhje të saj, pas së cilës Besian Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për rezultatin e ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së.
“Në Kryesinë e LDK-së diskutuam edhe një herë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me LVV-në, pra jemi po e quaj 50-50, atëherë po e presim certifikimin e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së. Pas këtij numërimi, siç e dini edhe një pjesë e vendvotimeve do të rinumërohen, pastaj do të presim rezultatin final, duke mos përjashtuar edhe rreth 45 mijë të votave, qoftë nga mërgata apo atyre me kusht, dhe personave me aftësi të kufizuar”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Mustafa ka thënë se nuk do të ketë negociata me LVV-në për koalicion deri sa të certifikohen të gjitha rezultatet e KQZ-së.
“Negociatat për një koalicion të mundshëm do t’i rizhvillojmë në momentin e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Pra zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin e përfundimit të rinumërimit të KQZ-së për koalicion të mundshëm. Pas certifikimit pavarësisht kush do të del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin e votuesve. Mirëpo tani kemi një rezultat të ngushtë më pak se 2500 vota dallim. Pra takimi i radhës me LVV-në do të jetë veç pas numërimit të votave”, ka thënë ai.
Kujtojmë që dje janë takuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, për të diskutuar për një koalicion të mundshëm mes këtyre partive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'