LAJMI I FUNDIT:

Fillon takimi Kurti-Mustafa-Osmani

Fillon takimi Kurti-Mustafa-Osmani

E plotësuar- Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.


Në zgjedhjet e 6 tetorit Vetëvendosje doli e para duke lënë shumë prapa LDK-në e Isa Mustafës.

Osmani dhe Mustafa në pritje të takimit me Kurtin

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në. /KP/