Fitorja e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, për Josip Juratovicin, deputetin socialdemokrat në Bundestag, është një fitore e demokracisë. “Një shenjë e mirë për demokratet dhe demokratët e vendit”.
Deputeti gjerman i bëri këto komente për Deutsche Welle në prag të vizitës së tij në Serbi dhe Kosovë.
“Ndryshimi i mundshëm i qeverisë duhet të shihet si një dinamikë e re në zhvillimin demokratik të Kosovës. Megjithatë, rezultati, sidomos për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, është detyrë dhe njëherazi përgjegjësi për të vënë në jetë në mënyrë aktive vlerat demokratike të partisë dhe vendit. I duhet zgjatur dora pakicës serbe të vendit për të ulur tensionet. Këtu qeveria e re duhet t’i kthehet dialogut, në mënyrë që të vendosë stabilitetin dhe, mbi të gjitha, normalitetin për popullin e Kosovës. Ky dialog duhet t’u hapë të dyja palëve rrugën për një të ardhme paqësore me respekt dhe njohje të ndërsjelltë”, tha deputeti socialdemokrat dhe eksperti për Evropën Juglindore.
Juratoviq ndodhet këtë të martë (8.10.2019) në Beograd me një grup kolegësh nga Komisioni parlamentar për çështje të jashtme, konkretisht grupi parlamentar që merret me parandalimin civil të krizave, mënjanimin e konflikteve dhe veprimin e rrjetëzuar.
Grupi udhëhiqet nga deputeti i të gjelbërve Ottmar von Holtz. Në delegacion marrin pjesë parlamentarë të të gjitha partive.
Gjatë qëndrimit të tyre katërditor deputetët do të njihen nga afër me mundësitë e rifillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë mund të bëjë pala ndërkombëtare për ta ndihmuar procesin.
Siç bëhet e ditur nga Bundestagu, delegacioni do të vizitojë Beogradin, Mitrovicën dhe Prishtinën, ku do të takohet me përfaqësues të BE-së, OSBE-së, KFOR-it dhe EULEX-it, përfaqësues të OJQ-ve, do të vizitojë projekte pajtimi në terren dhe do të bisedojë me përfaqësues të të rinjve dhe aktivistë të paqes. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë