LAJMI I FUNDIT:

Challandes tregon pse nuk ftohet Avdijaj, si dhe flet për Rashicën, Shalën, Halimin e Kolollin

Challandes tregon pse nuk ftohet Avdijaj, si dhe flet për Rashicën, Shalën, Halimin e Kolollin

Beranrd Challandes ka folur gjer e gjatë në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve të Kosovës në muajin tetor.

Kosova do të luaj fillimisht më 10 tetor ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, ndërsa më 14 takohet me Malin e Zi për ndeshje kualifikuese.


Tekniku zviceran ka folur për lojtarët veç e veç, ku ka filluar nga Donis Avdijaj që ka një kohë që nuk ftohet.

“Sa i përket mungesës së Donis Avdijajt, ne duhet të zgjedhim lojtarë, i zgjedh lojtarët nga disa faktorë. Avdijaj nuk është këtu, është zgjedhje e imja e bazuar në një vendim timin dhe asgjë tjetër”, tha Challandes.

Challandes flet për Kurtin: Është mirë që FFK ta ftojë në stadium dhe të na afrojë premi për kualifikim
Lexo po ashtu Challandes flet për Kurtin: Është mirë që FFK ta ftojë në stadium dhe të na afrojë premi për kualifikim

Tutje Challandes ka folur për të rikthyerit nga lëndimi, Milot Rashicën, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin, si dhe Besar Halimin që nuk është ftuar.

“Rashica e ka rikthyer besimin, ai është shumë i rëndësishëm, ka luajtur 90 minuta mbrëmë. Halimi është i suspenduar, Shala ka një problem të vogël, do ta shohim. Do te mundohemi ta bëjmë zgjedhjen më të mirë. Sa i përket Benjamin Kolollit, jam i lumtur që ai luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit për ekipin e tij dhe që tani do ta kem në dispozicion”, vazhdoi tutje zviceran.

Challandes paralajmëron ndryshime për ndeshjen ndaj Gjibraltarit
Lexo po ashtu Challandes paralajmëron ndryshime për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Krejt në fund trajneri i Kosovës tha disa fjalë edhe për Bersant Celinën që po luan rregullisht te Swansea.

“Celina e kishte një javë të vështirë dhe të lodhshme, duhet të shohim”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori