LAJMI I FUNDIT:

Challandes paralajmëron ndryshime për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Challandes paralajmëron ndryshime për ndeshjen ndaj Gjibraltarit

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy sfidat e muajit tetor.

Dardanët fillimisht do të luajnë ndeshje miqësore me 10 tetor ndaj Gjibraltarit.


Ndërkohë tri ditë më vonë, Kosova e udhëhequr nga trajneri Bernard Challandes do të luaj ndaj Malit të Zi ndeshje kualifikuese.

E për takimin miqësor ndaj Gjibraltarit, në formacion pritet të jenë disa futbollistë që nuk kanë pasur hapësira në ndeshjet kualifikuese.

Këtë e ka bërë të ditur përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

“Do të jetë një javë shumë e rëndësishme. Ndeshja me Gjibraltarin do të më jap më shumë qartësime”.

“Është ndeshje që do të kenë rastin të luajnë disa lojtarë që nuk kanë pas hapësirë të madhe në Kombëtare dhe në klubet e tyre”, është shprehur tekniku zviceran.

Futbollistët si Ibrahim Dresevic, Arbenit Xhemajli, Leart Paqarada, Visar Bekaj, Florent Hasani,Bernard Berisha, Atdhe Nuhiu, Lirim Kastrati apo Elbasan Rashani do të kenë më shumë minuta në këtë miqësore. /Telegrafi/