LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet për Kurtin: Është mirë që FFK ta ftojë në stadium dhe të na afrojë premi për kualifikim

Challandes flet për Kurtin: Është mirë që FFK ta ftojë në stadium dhe të na afrojë premi për kualifikim

Bernard Challandes ka folur edhe për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, në konferencë për shtyp ka folur për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Zvicerani ka thënë se do të ishte mirë që Federata e Futbollit të Kosovës ta ftonte Kurtin për ndeshjen ndaj Malit të Zi.


“Ndoshta FFK mund ta ftojë Albin Kurtin, do të ishte i mirëseardhur. Kombëtarja është pjesë e shtetit”, ka thënë Challandes.

Tutje tekniku zviceran ka deklaruar duke qeshur se do të ishte mirë që Kurti t’i jepte edhe premi për kualifikim.

“Do të ishte mirë të na jepte edhe premio në rast kualifikimi në Evropian”, ka thënë Challandes duke qeshur. /Telegrafi/