LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, propozim-ligji shtesë për rishikimin e buxhetit sot para deputetëve

Maqedoni, propozim-ligji shtesë për rishikimin e buxhetit sot para deputetëve

Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 në lexim të dytë sot është vendosur në rend të ditës në seancën e 114-të të Kuvendit.

Deputetët do të shqyrtojnë më shumë pika, mes tyre edhe Propozimi i vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahja vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit dhe propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion në lexim të dytë.


Para deputetëve në lexim të dytë do të jetë edhe Propozimi i ligjit për informata të klasifikuara.

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione të Kuvendit, për politikë të jashtme dhe ligjdhënës-juridik, që të dy në një pikë në rend të ditës, Propozim-ligji për ratifikimin e Konventës për zvogëlim të joshtetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori