LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Zaev gënjeu për hapjen e fabrikës së “Volkswagen” në Maqedoni

Nikollovski: Zaev gënjeu për hapjen e fabrikës së “Volkswagen” në Maqedoni

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski në një deklaratë për shtyp akuzoi sot kryeministrin Zaev se gënjeu se “Volkswagen” do të hapë një fabrikë në Maqedoninë e Veriut dhe nga ajo që publikoi kompania, vendi për fat të keq nuk hyri as në fazën e votimit.

“Në janar të këtij viti, kryeministri Zaev njoftoi se ‘Volkswagen’ do të hapte fabrikë në Maqedoni madje duke abuzuar me emrin e Kancelares Merkel dhe këshilltarin e saj për politikë të jashtme Hecker. ‘Volkswagen’ zyrtarisht ka njoftuar investimet e saj këto ditë dhe për fat të keq nuk janë në Maqedoni, është në Turqi, vlera është një miliard e katërqind milionë dollarë një shifër fantastike, rreth një e treta e gjithë buxhetit të Maqedonisë për krahasim”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se investitorët e huaj të drejtpërdrejtë që kanë vendosur të investojnë në vend, vendosin të mos hapin këtu fabrikat e tyre të dyta ose të treta./Telegrafi/