LAJMI I FUNDIT:

Aventurë në Gjirokastër, 100 sportistë dhuruan spektakël në qiell

Aventurë në Gjirokastër, 100 sportistë dhuruan spektakël në qiell

Një fundjavë dedikuar sporteve ajrore, kulturës dhe argëtimit mblodhi në Gjirokastër në ngjarjen “UpFest” parashutistë profesionistë, turistë të pasionuar pas aventurës.

Pesë vite pas vendosjes së blloqeve të betonit, Gjirokastra historike rihapi dyert e aerodromit të saj në nivel sportiv për më shumë se 100 sportistë shqiptarë dhe të huaj, që dhuruan spektakël në qiellin e Gjirokastrës prej orëve të para të mëngjesit.


Ngjarja synon të tërheqë më së shumti vëmendjen e turistëve vendas, ndërsa për përfaqësuesit e aeronautikës shqiptare ky aerodrom plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve të tilla sportive duke synuar kthimin në një shkollë aeronautike.

Ngjarja festive që përfshin shëtitje me balonë, paramotors, modele të ndryshme fluturimi, aeroplanë dhe muzikë, do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës me aktivitete që do të mbulojnë ditët dhe netët në qytetin e gurtë që edhe këtë fillim tetori po shënon një bum turistik. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori