LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësi tajlandez tentoi të vetëvritej në sallën e gjyqit, akuzoi eprorët se po i ndërhyjnë në marrjen e vendimeve

Gjykatësi tajlandez tentoi të vetëvritej në sallën e gjyqit, akuzoi eprorët se po i ndërhyjnë në marrjen e vendimeve

Khanakorn Pianchana është gjykatësi tajlandez, që tentoi të vetëvritej, derisa akuzonte eprorët se po i ndërhyjnë në marrjen e vendimeve gjyqësore.

Pasi që liroi pesë të akuzuar, tre prej të cilëve mund të dënoheshin me burg të përjetshëm, ai nxori revolen dhe e qëlloi vetën në gjoks, para të pranishmëve në sallën e gjyqit që ndodhet në Yala të Tajlandës, transmeton Telegrafi. Atë e dërguan me shpejtësi në spital, ku po trajtohet nga mjekët, ndërsa ka gjendje të mirë shëndetësore.

Në një memoar prej 25 faqesh, që ka nisur të qarkullojë në internet, thuhet se eprorët e tij përpiqeshin t’ia ndryshonin vendimin, që të akuzuarit të shpalleshin fajtorë.


Pianchana që e qëlloi vetën në gjoks

Këto dokumente ishin postuar në llogarinë e Pianchana në Facebook, krahas një video ku ai i akuzonte eprorët për ndikim në vendime. Derisa zyrtarët e gjykatës ku ai shërbente, thanë se veprimet e tij ishin pasojë e stresit dhe gjendje momentale mendore, njohësit ligjorë konsiderojnë se ai ishte nën presionin e eprorëve, derisa sistemin gjyqësor e konsideruan si të manipuluar.

Sistemi gjyqësor tajlandez, është konsideruar për shumë vite si i korruptuar, ndërsa tani besohet se është në ndikim të madh edhe nga faktorët politikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Rumania
Kalo në kategori