LAJMI I FUNDIT:

Rashica nuk po e vazhdon kontratën me Bremenin, Borussia Dortmund në ndjekje të tij

Rashica nuk po e vazhdon kontratën me Bremenin, Borussia Dortmund në ndjekje të tij

Milot Rashica është rikthyer nga një lëndim që e mbajti më shumë se një muaj jashtë fushave të blerta.

Por me tu rikthyer nga lëndimi, Rashica e nisi në mënyrën më të mirë pasi shënoi gol ndaj Borussia Dortmundit.


E falë paraqitjeve shumë të mira edicionin e kaluar dhe këtë edicion, Werder Bremen i ka ofruar kontratë të re me rritje të ndjeshme të pagës Rashicës.

Por ka qenë menaxheri i lojtarit, Altin Lala që ka thënë se nuk po ngutën për kontratën e re, pasi Miloti dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

Kjo gjë ka nënkuptuar se Rashica dëshiron largimin nga Bremeni për një skuadër më të madhe në Gjermani ose jashtë saj.

Mediat gjermane tani kanë raportuar se Borussia Dortmund është duke e vëzhguar situatën e kosovarit.

Verdhezinjtë mund të mbesin pa syperyllin e tyre, Jadon Sancho dhe Rashica shihet si zëvendësuesi adekuat i anglezit.

Dortmund nuk do ta ketë fare të lehtë transferimin e vushtrriasit në Westfalen Stadion, pasi Bremeni e vlerëson shumë atë.

Sancho dhe Rashica gjatë një dueli në ndeshjen Dortmund – Bremen 2:2

Werder për ta lënë të lirë 23-vjeçarin synon të fitojë mbi 45 milionë euro.

Kujtojmë që Rashica ka një kontratë momentale me Bremenin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori